Gjonaj publikon dosjen me prova: Përgënjeshtroj akuzat për punësimet në policinë e Burgjeve

Në një konferencë të posaçme për shtyp, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka hedhur poshtë ato që i quan akuza të artikuluara një ditë më parë nga “Zëri i Amerikës” dhe më pas nga dy partitë e opozitës, lidhur me rekrutimet e punonjësve të policisë së burgjeve.

Duke vënë në dispozicion të mediave dhe publikut dosjen e plotë të rekrutimeve dhe të urdhrave të emërimit dhe çdo dosje të personave të cilët janë emëruar në sistemin e burgjeve, ministrja forcoi replikën e saj, se emërimet jo vetëm që nuk janë partiake dhe joligjore, por për herë të parë në Prill të 2018-ës është shënuar një proces meritokratik i përzgjedhjes së punonjësve në policinë e Burgjeve.

Për herë të parë testimi dhe trajnimi i punonjësve të rinj të Policisë së Burgjeve, nuk është kryer vetëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, por në bashkëpunim të ngushtë me Akademinë e Sigurisë, sipas normimit, rregullave dhe procedurave të akteve të të brendshme në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë. Proçesi ka qenë tërësisht transparent dhe i hapur për të gjithë qytetarët e interesuar. Dhe këtë e vërteton dhe thirrja për pjesëmarrje e cila është publikuar në datën 23 Mars 2018 në faqet zyrtare të internetit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve por njëkohësisht pasqyruar gjerësisht edhe në media.

Etilda Gjonaj, Ministrja e Drejtësisë 

Ministrja shprehu keqardhjen për akuzat e opozitës, të cilët sipas saj “janë mësuar me aplikimet e skemave të vjetra të funksionimit të punësimeve të militantëve partiakë, duke përgatitur listat në selitë e partisë të tyre si në rastin e rekrutimeve të IEVP Shkodër”. Gjonaj tha se kishte besim që shqiptarët do të dinin të bënin dallimin.

Ne nuk jemi të përsosur, apo nuk kemi arritur ende në përsosmërinë e ngritjes së sistemeve të rekrutimit, kryesisht në sistemin penitenciar, ku u gjet një sistem i kalbur në mënyrën e administrimit, po tentojmë fort dhe kushdo e kupton, që po ndajmë shtetin nga partia dhe po promovohen njerëzit sipas meritës.

Etilda Gjonaj, Ministrja e Drejtësisë 

Sipas saj, Ministria e Drejtësisë është më shumë se e vendosur që pikërisht këtë praktikë të mirë të konkurseve meritokratike nëpërmjet sistemit të ndërtuar tashmë nëpërmjet Akademisë së sigurisë ta institucionalizojë me masa legjislative me qëllim krijimin e një trupe profesionale të policisë së burgjeve.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë