DY TE VDEKUR NE FUSHE - KRUJE - MILOT
Një aksident i rëndë ka ndodhur në pasditen e sotme në superstradën Laç - Fushë Krujë ku kanë humbur jetën 2 persona dhe 4 të tjerë janë plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e Mamurrasit kur një automjet tip Toyota me targa KR 7440 A që drejtohej nga Bashkim Farruku 56 vjeç u përplas me një BMV me targa AA 858 FR që drejtohej nga Ardite Kurrizi 38 vjeç nga Elbasani. Përplasja mes mjeteve ka qenë tepër e fortë e për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i BMV-së Ardit Kurrizi dhe Muharrem Farruku 77 vjeç i cili ishte pasagjer në mjetin tip Toyota. Ndërsa, më shumë se 45 minuta më parë 4 persona u plagosën në aksin Shkodër - Velipojë. Pushuesit të cilën ktheheshin nga plazhi janë përplasur me automjetin e tyre duke rënduar bilancin e dëmeve si pasojë e aksidenteve rrugore në këtë sezon pushimesh.
TRAFIK NË TIRANË – DURRËS
Ndërkohë, përfundimi i pushimeve për disa qytetarë dhe fillimi I tyre për disa të tjerë më 15 korrik ka sjellë fluks lëvizjesh në autostradën Tiranë – Durrës, urë lidhëse mes Shqipërisë së Mesme dhe Jugut të saj. Në vecanti gjatë orëve të pasdites është verejtur një trafik i rënduar, sidomos për të gjithë ata që ktheheshin në Tiranë nga pushimet në zonat jugore të vendit. Për këtë arsye udhëtimi nga zona e Golemit drejt kryeqytetit ka zgjatur për afro 2 orë, nga 30 minuta, aq sa është edhe koha mesatare e këtij udhëtimi.
(aq/shqiptarja.com)
