TIRANE- Agjencia turistike “Pasha Holiday” me pronare Marselinda Kërtoçi, ka mashtruar jo vetëm 189 turistët të cilët i braktisi në Sharm el Sheik, por dhe shtetas të tjerë shqiptarë të cilët kishin bërë pagesat por asnjëherë udhëtimin turistik.
“Ndalimi i shtetases Marselinda Kortoçi pronare e agjensise turistike “Pasha Holiday”, u bë për arsye se kjo shtetase dyshohet se ju ka marrë personave të ndryshëm shuma të konsiderueshme për t’i çuar për pushime verore në Sharm El Shaik, Egjipt. Ndërkohë që këto shtetas nuk janë nisur për pushime pasi kjo agjensi pretendonte ka falimentuar.”- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë sot nga drejtoria e policisë së Tiranës.
Arrestimi i 27 vjeçares me banim në Tiranë, është bërë sot nga sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar në Policisë e Kryeqytetit.
Ajo akuzohet për veprën penale të Mashtrimit, Fshehje të të ardhurave, Fshehja e gjendjes së falimentimit, parashikuar nga nenet 143/2, 180 dhe 194 të Kodit Penal.
Ndaj pronares së agjencisë Pasha Holiday policia nisi procedimi penal më 11 gusht. Po të shtunën e 11 gushtit, pronarja Marselinda Kërtoçi, lindur në Tropojë e banuese në Tiranë, dha deklarimet lidhur me këtë çështje”. Sipas Policisë së Tiranës, “turistët kanë kryer pagesat të paketës turistike” por Pasha Holiday nuk ka “siguruar më pas rikthim për në Shqipëri
190 TURISTET E NGELUR NE EGJIPT Udhëtimi i ndërmarrë nga agjencia turistike Pasha Holiday nisi më 2 gusht dhe duhet të përfundojë të hënën më 13 gusht. Rreth 190 turistë kishin paguar për të shkuar në Egjipt kundrejt pagesave të ndryshme që variojnë nga316 deri 600 euro.
Por “pushimet ëndërrimtare” u kthyen në mankth që në ditën e tretë të tyre, kur panë veten jashtë hotelit me gjithë valixhe. Sipas policisë ka rezultuar se pagesa ishte bërë nga ana e agjensisë vetëm 3 ditë më parë, për 10 ditë qëndrimi. Ndërsa kthimi i këtyre personave nuk është bërë i mundur nga ana e kësaj agjencie, por është bërë nga vetë personat, kundrejt shumësprej 250 euro për person tek kompaniaajrore “Bell Air” e cila ka bërë të mundur kthimin e turistëve.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.8%
-
Jo
50.1%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 11495
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mesazhi i Ramës: Prej 2013, as leku as krimi nuk kanë vendosur asgjë në Shqipërinë e qeverisur nga PS, vendos vota
12 Janar, 11:30
-
‘Kam vrarë Tonin, dua të paguaj’, kush është shqiptari që qëlloi bashkatdhetarin e tij në Itali (EMRI)
12 Janar, 11:28
-
VIDEOLAJM/ Orikum, peshkaqeni ‘dhelpër’ 3.5 m i gjatë del në breg të detit! Habiten banorët
12 Janar, 11:09
-
Rama mesazh publik: Berisha, katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje! Im vlla u përdor si mish për top për të më goditur (FJALIMI I PLOTE)
12 Janar, 11:04
-
Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes
12 Janar, 10:48
-
Krerët e besimeve fetare në Shqipëri bëhen bashkë në lutje për Kryepiskopin Anastas. Gjendja e tij mbetet kritike
12 Janar, 10:47
-
Speciale/ Burrat e Hasit sfidojnë gratë! Gatuajnë flinë 2 metra
12 Janar, 10:41
-
Moti i keq, ja si paraqitet situata në qarkun e Shkodrës
12 Janar, 10:37
-
‘Në Librari’ me 3 tituj: 'Pavarësimi i Kishës Ortodokse...', botohet i plotë libri i Nolit! 'Kostumografia në art', 'Dhe pastaj, ajo u bë pemë'! 'Kujtim' te ‘Melodia e Vargut’
12 Janar, 10:29
-
‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu
12 Janar, 10:18
-
Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?
12 Janar, 09:51
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit, ja për çfarë akuzohet
12 Janar, 09:24