Pushime në shtator, turistët e huaj zgjedhin plazhin e ‘fshehtë’ të Portonovës: Të lumtur që e zbuluam, do kthehemi sërish

Ky gji i fshehur ndërmjet Zvërnecit dhe Lagunës së Nartës është plazhi ideal për aventurierët, turistët që nuk kërkojnë hotele me 5 yje por natyrën e virgjër. Portonova frekuentohet në çdo stinë nga turistët e huaj, që mbërrijnë me kamera nga Franca, Polonia apo Gjermania. Shumë prej tyre nuk ngurojnë të bëjnë plazh topless.

Në mes të shtatorit, kur temperaturat janë ende të ngrohta, turistët tregojnë se kanë gjetur vendin ideal për të kaluar disa ditë pushime.

“Jam nga Gjermania dhe po qëndroj prej disa ditësh ne Shqipëri bashkë me familje. Me pëlqen shumë Vlora. Kemi udhëtuar nga Kroaci, e Mali i Zi. 

Po kalojmë shumë bukur këtu, jemi të lumtur që e zbuluam këtë vend.

Jam nga Franca, është herë e parë që vij në Shqipëri bashkë me partnerin. Vizituam fillimisht malet e tani po shijojmë detin. Kishim dëgjuar nga miqtë për Portonovë. Jam e kënaqur, natyra fantastike.

Jam nga Polonia dhe vij për herë të parë. Panorama fantastike, njerëzit po ashtu miqësor. Patjetër që do kthehem në Shqipëri”, shprehen turistët.

Klima e ngrohtë, det i dallgëzuar dhe i pastër, por mbi të gjitha intimiteti tërheq më së shumti, duke e kthyer Portonovën e Vlorës në destinacionin kryesor për turistët e aventurës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 16/09/2022 21:54

    Shijojeni sivjet se vitin tjeter do t'i dale pronari dhe do kete ndertime dhe plehra plot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës! Tek ‘Agimi’ dokumentari ‘Dekadenti nr.2419’! Në Durrës ‘Trashëgimia përmes shqisave’

Nis Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës! Tek ‘Agimi’ dokumentari ‘Dekadenti nr.2419’! Në Durrës ‘Trashëgimia përmes shqisave’