VLORË- Për të gjithë ju që keni planifikuar pushimet në Vlorë, ka një lajm të mirë. Loti i parë nga zona e lumit të Vlorës ka përfunduar, e ndërsa ka nisur puna për lotin e dytë. Rruga e pashtruar, me gropa tashmë i përket të kaluar. Lajmin e ka dhënë kreu i qeverisë, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

"Mirëmëngjes  dhe me këtë natyrë të qetë nga zona e Lumit të Vlorës, ku përfundoi Loti i Parë dhe ka nisur puna për të Dytin, e ku po hapet për turistët e për ekonominë e zonës, një thesar i fshehur i natyrës së mrekullueshme shqiptare, ju uroj një javë të bukur", shkruan Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama