Pushimet dhe koronavirusi, cilat vende europiane do të hapen për turizëm këtë verë? (VIDEO)

Nëse jeni duke fantazuar se ku do t’i kaloni pushimet këtë vit, dijeni që është akoma shumë herët për t’i planifikuar ato.

Koronavirusi dhe administrimi i emergjencës sigurisht që kanë pasoja konkrete për turizmin gjatë gjithë verës. Por sesi bllokada për pushuesit do të përkthehet konkretisht është në zemër të diskutimeve midis ministrave nga i gjithë Bashkimi Europian.

Ndërsa OBSH vlerëson prezantimin e një lloj ‘Pasaporte Imuniteti Covid-19’, në Itali flasin për turizmin vendas dhe se mund të mos krijohen kushtet për të udhëtuar jashtë vendit për pushime kurse vendet e tjera mendojnë se ato mund të rihapen për turistët e huaj.

Qeveria spanjolle ka rihapur ishullin e Formentera ku baret, restorantet dhe hotelet do të jenë operative që nga dita e hënë, por mbërritja deri në ishullin Balearik deri në muajin qershor do të jetë shumë e ndërlikuar, veçanërisht për turistët e huaj.

Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni nuk i kanë mbyllur kufijtë e tyre ndërsa në Kroaci po planifikohen të hapen së shpejti  disa zona por që janë nga ato më pak të frekuentuarat

Franca është e ngadalësuar në përgatitjet për fazën 2 ndërsa agjensia e turizmit në Portugali ka vendosur të nisë sezonin turistik me kusht që entet të garantojnë kushtet e mospërhapjes së koronavirusit

Ishulli i Qipros do të rihapet pjesërisht për turistët duke filluar nga korriku, por vetëm për ata që do të vijnë shtetet që kanë patur nivele të ulëta të infeksionit, të tilla si Danimarka, Norvegjia, Islanda, Greqia dhe Izraeli.

Për Greqinë, ministri përgjegjës i turizmit është shprehur se vendi do të përgatitet të mirëpresë turistët e huaj, vetëm nga vende të caktuara, duke filluar nga korriku, dhe më pas do të ketë rihapje graduale edhe për të tjerët.


Lajmi kryesor:

Covid, ulen ndjeshëm vdekjet në Itali, 195 viktima në 24 orë! Më shumë se 3.5 milionë raste infeksioni në botë! Trump: Vaksina gati deri në fund të vitit


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Durrës, nis kampionati botëror i shahut për fëmijë! 380 pjesmarrës, presidenti Begaj: Shqipëria motivuese e talenteve

Durrës, nis kampionati botëror i shahut për fëmijë! 380 pjesmarrës, presidenti Begaj: Shqipëria motivuese e talenteve