Modelja e njohur gjermane Heidi Klum së bashku me familjen e saj kanë kaluar pushimet e pashkëve në plazhet e Hawai. Por gjatë këtyre pushimeve ndodhi një e papritur, e cila mund të kishte përfunduar në një tragjedi të vërtetë për Klum dhe familjen e saj.

Për shkak të dallgëve të fuqishme djali i saj, Henry dhe dy prej dadove të familjes kanë rrezikuar të mbyten. Ka qenë pikërisht modelja dhe i dashuri i saj truproje që kanë mundur t’i shpëtojnë.

Nëpërmjet fotove të publikuara nga mediat e huaja dalloheshin qartë përpjekjet e Klum për të shpëtuar të birin. Fatmirësisht gjithçka është finalizuar mirë për modelen heroinë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com