‘Pushimet e vjeshtës’ vazhdojnë në bregdet! Operatorët turistikë: 80% e kapaciteteve të zënë në shtator! Durrësi, Vlora, Saranda në krye të hartës së turizmit

Vlora, Saranda dhe Durrësi vazhdojnë të kryesojnë hartën e turizmit. Në të treja qytetet bregdetare prenotimet janë të kënaqshme edhe për muajin shtator.

Operatorët turistik tregojnë se janë kryesisht të huaj ata që preferojnë të bëjnë pushimet në vjeshtë.

Për shumëkënd në Shqipëri pushimet kanë mbaruar me gushtin, por nuk ndodh e njëjta gjë me të huaj që vazhdojnë të pushojnë në bregdetin e jugut.  Të huajt që po pushojnë aktualisht në Vlorë janë me kombësi të ndryshme, por kryesojnë italianët e gjermanët.  Pronarët e hoteleve dhe menaxherët e agjencive turistike tregojnë se 80 për qind e kapaciteteve akomoduese janë të rezervuara për muajin shtator.

“Kemi rezervime nga agjenci turistike. Nacionalitet më shumë nga Europa dhe më pak nga Shqipëria e Kosova”, tha Betjana Muca menaxhere.

Sezoni turistik vazhdon dhe në Durrës ku çdo ditë vijnë turistë të huaj me charter. Hotelet dhe resortet po marrin çdo ditë rezervime për shtatorin dhe gjysmën e tetorit.

“Paketat janë në oferta ku vlerat e tyre arrijnë 20-30% më lirë se gjatë sezonit veror. Përgjithësisht rezervimet janë kryer nga chartera në 70-80% të rasteve dhe pjesa tjetër nëpërmjet booking individuale”, tha Blerim Norja menaxher

Me një kapacitet prej 100 mijë shtretërish, Saranda dhe Ksamili në bregdetin jonian vazhdojnë të mirëpresin turistë në shtator.

“Parashikohet si një periudhë e suksesshme. Trend janë grupet e organizuara dhe turizmi i kroçereve”, tha Eva Mato, drejtoria e Turizmit në Bashki.

Gjatë muajve korrik dhe gusht Saranda dhe Ksamili u vizituan nga më shumë se 800 mijë turistë, shifër rekord krahasuar me vitet e tjera.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poli: 07/09/2023 21:10

    shqiperia duhet te kete 4 aeroporte,,dhe aurostraden sarande-muriqan 4 me 4 korsi......qe te kete turizem te madh...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille