Pushimet me bukë me vete, sot një nostalgji që ia vlen ta kujtosh

Është kohë pushimesh dhe të gjithëve na shkon mendja tek deti dhe freskia, të cilat nuk mund të konceptohen nga të rinjtë e sotëm pa shkuma party, koktejle, dreka nëpër restorante dhe sigurisht shumë fotografi të shkrepura. Por kjo panoramë e viteve të fundit nuk ka qenë e njëjtë. Po të kthehemi para viteve 90 do të vërejmë disa ndryshime shumë të mëdha në lidhje me të bërit të pushimeve në vend. Atëherë nuk ekzistonin paketat turistike ku ti mund të dilje edhe jashtë vendit. Situata nuk ishtë edhe aq bardhë e zi saç mund të duket çdo gjë në kohën e komunizmit, edhe ajo kohë ka patur ngjyra, e madje me shumicë. E pikërisht për këtë folëm mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv me Flora Xhamani Babën e cila e ka kaluar fëmijërinë e saj në plazhin e Golemit, ndërsa sot është eksperte e turizmit. Ajo ka ndarë gjatë bisedës kujtimet e saj të fëmijërisë duke nxjerrë në pah se çfarë ka ndryshuar sot.

"Ajo që nuk do të harroj kurrë dhe që e kujtoj edhe sot me shumë intensitet është aroma e fortë e pishave në plazhin e Golemit sa zbrisje nga autobusi dhe shija e mrekullueshme, e pakrahasueshme  e tavës me turli që na gatuanin mamat, dhe që ne fëmijëve që na kishte gërryer deti dhe na shpohej hunda tek furra e Golemit, sepse Golemi kishte një furrë pjekjeje, një furrë buke, dyqan me fruta perime, kishte një klub shumë të bukur me dy kate, në tarracën e të cilit mund të haje akullore, kishte kabinat e drurit, kishte çezma në formë burimesh në qendër të plazhit, jo gjithkush kishte privilegjin të kishte çadër dhe sidomos të bënte pushime në kabinat e drurit, ne shkonim çdo ditë sepse e kishim fatin të ishim afër. Sajoheshin ato tendat me çarçafë me katër kallama, por në përgjithësi fëmijët nuk rrinin fare aty, rrinin në diell, kurse gratë dhe burrat rrinin në hijen e pishave, që ishte një temperaturë rreth 20 Gradë, pra brenda pishave ishte jo më shumë se 20-22 Gradë, ndërkohë që nëse shkoje jashtë në diell shkonte temperatura tek 40 Gradë, pra nuk kishe nevojë fare për kondicioner asgjëkundi,- tha Flora Xhemani Baba në studio

Pushimet para viteve '90

Flora i kujton me nostalgji lojërat që bënin kur ishin të vegjël, të cilat rrallë I shohim tek fëmijët e sotëm , argëtimi I të cilëve në shumicën e kohës është i fokusuar tek teknologjia dhe aparatet telefonike.

Dhe ajo zhurma e pandërprerë e gjinkallave që të shoqëronte nëpër atë rruginën e plazhit plot me hala pishe, në atë rërën e nxehtë ku të zhytej këmba dhe kishte oaze të vogla me diell brenda pishave të buta dhe në qendër të Golemit ishte ky civilizimi le të themi, kjo pjesa e infrastrukturës së ngritur, por po të futeshe atje ku sot është Shkëmbi i Kavajës, pra nga qendra e Golemit deri tek Shkëmbi i Kavajës kishte vetëm pisha, dhe djemtë që ishin më guximtarët hipin lart nëpër pisha dhe këputnin ato boçet dhe nxirrnin stikat, por ishte shumë e vështirë që t’i hapje megjithë rrëshirë dhe kur shkonim në shtëpi ndiznim zjarr që ato të hapeshin dhe i çanim me gurë, dhe gjatë dimrit mblidhnim thasët me stika, pra me boçe dhe në mungesë të arrave, se ishte shumë e vështirë të gjeje arra, bënim bakllava me stika pishe.’, është shprehur Flora Xhemani Baba

Pushimet para viteve '90

Nëse sot të dielave televizionet raportojnë për një trafik të rënduar në autostradën Tiranë-Durrës, para viteve ’90 ishtë treni mjeti kryesor që shërbente për të lëvizur drejt bregdetit.

 ‘Treni që mbushej nga Tirana ishte plot, madje dhe korridoret e tij ishin plot, dhe ne i shikonim në Golem, pasi dikur Golemi kishte stacion treni kryesor ku ndalonte treni i cili vihej në përdorim në funksion në muajt e verës, ishin dy tre trena më shumë që shtoheshin, e tashmë për fat të keq është stacioni por nuk është treni, por atëherë ishte vërtet një dukuri interesante. Si dhe autobusi firzamonikë që vinte në qendër të qytetit, dhe që me kaq lumturi e prisnim dhe që mbushej dingas, dhe përjetimi tjetër i bukur ishte ajo rruga nga Kavaja deri në Golem, tuneli i plepave dhe unë e masja me atraksionet që shikonim rrugës.’ tha ekspertja e turizmit në studion e "Rreze Dielli"

Pushimet para viteve '90

Ajo që të bën përshtypje sot dhe ka shumë ndryshim nga ajo që shihnim para viteve ’90, janë rrobat e banjës.

"Për pjesën e modës nuk kishte konukrencë, ishin të gjitha njësoj, me ato rrobat e banjës prej basme dhe po të kishe copa turke ishe i lumtur, po të kkishe ato me lule, të verdha e blu. Unë isha me fat se kam shkuar edhe në kamoin ditor të pionerëve dhe ishte një vajzë, Mira që ishte realisht e bukur për kohën e atëhershme, E kishim të gjithë zili se kishte një palë rroba banje të zeza, që o ia kishin sjellë nga jashtë , o ia kishte qepur ndonjë rrobaqepëse shumë e mirë."- tha Xhamani Baba 

Vajzat me rroba banje para viteve '90

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 05/07/2019 07:48

    Foto e 3 te Plazha Vogel Ulqinj

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 03/07/2019 10:15

    Plazhi ne Shqiperi tani konsiderohet si pasarele po....sh. Shqiptaret mezi presin te shkojne e te krekosen ne plazh. Ketu lind pyetja "Me lek apo pa lek a kane shqiptaret privaci ne plazh" ? Ku shezlloni paguhet dhe plazhi publik nuk ekziston fare. Lere cilesine e jetes dhe ujit pastaj.

    Përgjigju
  • Fredi: 02/07/2019 18:25

    E pse nostalgji? Une mar gjithnje per te ngrënë me vete. Pará kam por nuk dua te ha jashtë. Mar me vete gjith te mirat dhe i shijoj nga shezlloni. NUK MË RRU...FARE se si mendon tjetri!

    Përgjigju
    • Lulzimxhepa78: 04/07/2019 23:02

      Edhe un un ashtu ja bej ne jemi rrit me buk e gjize dalin ca legena bejn sikur jan rrit Paris .n kohen e Enverit skemi fry barkun me buk tani tangerllik kot fallso.

  • Erik: 02/07/2019 17:14

    Nga gjendja ekonomike nuk jam keq, por kur vete fundjavave ne plazh me familjen ndonjehere marr buke me vete dhe e ha ne çader pa piken e turpit. Para 10-15 vitesh te ardhurat e mia ishin shume here me te uleta dhe une kisha kompleksin te merrja buke me vete ne plazh.

    Përgjigju
  • Flutura: 02/07/2019 15:18

    ...atehere me rroba banjo, "anormale" duket, se sot dalin nudo. Po edhe neper bote, atehere dhe sot me rroba banjo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë