Është miratuar ngritja e bankës së parë digjitale në Shqipëri JET Bank.
JET Bank synon të jetë banka e parë në Shqipëri që operon në mënyrë tërësisht digjitale, duke kombinuar një teknologji të avancuar me një model të thjeshtë, të sigurt dhe të përqendruar te klienti.
Misioni i saj është të prezantojë një model të ri shërbimi financiar, të ndryshëm nga modelet tradicionale bankare.
Në mbledhjen e datës 3 dhjetor 2025, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi: Mbi dhënien e miratimit paraprak për licencimin e bankës “JET Bank”
Në bazë të këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës “JET Bank” (Faza I), për të ushtruar veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë.
Komente












