Pushimi i çështjes për dosjen 184 për disa zyrtarë/ PD-LSI: Para drejtësisë duhet të ishin Rama, Gjiknuri, Tahiri e Manja! Do i shkojmë deri në fund

TIRANË- Pushimi i çështjes i dosjes '184' për kryebashkiakun e Dibrës dhe 4 personave të tjerë dhe dërgimi përballë drejtësisë të 4 zyrtarëve lokalë, për Partisë Demokratike është një tregues se drejtësia nuk ka bërë drejtësinë.

Sipas tyre, përballë drejtësisë duhet të ishin dërguar Edi Rama, Damian Gjiknuri, Pjerin Ndreu, Ulsi Manja e të tjerë të cilët janë ato që kanë urdhëruar vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër bashkë me personazhe të krimit të organizuar.

"Sot drejtësia nuk bëri drejtësi me dosjen 184 të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër. Dosja 184, ku kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Damian Gjiknuri, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deputetët Pjerin Ndreu, sot kryetar i Bashkisë Lezhë, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Artan Gaçi janë dëgjuar nga shqiptarët duke urdhëruar dhe zbatuar vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër bashkë me personazhë të krimit të organizuar.

Në vend që të gjithë këta, bashkë me Ymer Lalën apo Dionis Imerajn të  ishin sot para drejtësisë, të ndëshkuar për vjedhjen e zgjedhjeve, e ashtuquajtura drejtësi pret të kalojë koha, të mos hetojë dhe të çlirojë nga akuza Edi Ramën dhe bandën e tij të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër.  Ngritja e akuzave nga prokuroria vetëm për disa zyrtarë lokalë dhe përjashtimi nga përgjegjësia penale e organizatorëve, nxitësve dhe urdhëruesve të vertetë të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër nuk është drejtësi.

Shqiptarët dhe bota mbarë kanë dëgjuar me zë e figurë sesi Edi Rama urdhëronte zyrtarët lokal për manipulimin e zgjedhjeve, sesi Damian Gjinknuri dhe Imer Lala blinin votat, sesi Pjerin Ndreu kërcënonte mësuesit. Shkelja e ligjit nga maja e pushtetit nuk mund të mbulohet me peshqit e vegjël dhe të ngordhur të pushtetit që rri në këmbë nga votat e vjedhura.  Loja e SPAK dhe ping – pongu me dosjen në segmentin Tiranë-Dibër, nuk është kurrë justifikim për mungesën e drejtësisë.

Shitblerja e votave, e konstatuar nga prokuroria ka përgjegjës, së pari, Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Imer Lalën, Dionis Ymerin, Pjerin Ndreun dhe të tjerët. Keta duhet të përballen me ligjin për krimin që kanë kryer. Shqiptarët presin ndëshkimin e organizatorëve dhe nxitësve të krimeve elektorale. Kjo është një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Partia Demokratike nuk do të heqë dorë nga kërkesa për drejtësi të plotë për dosjen 184.  Në cilësinë e kallëzuesit, ne po presim njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Dibrës dhe njohjen me aktet e plota të dosjes për t’i shkuar kësaj çështje deri në fund. Hajdutët e vërtetë të zgjedhjeve duhet të përballen me ligjin, në çdo kohë dhe kushdo qofshin", tha Bardhi.

Në të njëtën linjë ka qenë edhe LSI-ja. Nëpërmjet ish- deputetes, Erisa Xhixho, LSI thotë se ky është një akti i turpshëm dhe se LSI nuk do të heqë dorë nga dënimi i personave të implikuar.

"Dosja 184, një nga dëshmitë e krimit zgjedhor mbi të cilin qëndron pushteti i Edi Ramës, ashtu sikundër pritej dhe është thënë para shumë kohësh nga opozita, është mbyllur. Ky akt i turpshëm dhe po aq kriminal sa vjedhja e votave, është dëshmi e dështimit të vetë sistemit dhe e korruptimit politik të prokurorisë, e cila po i bën në ketë mënyrë shërbimet e fundit apo shërbimet e funeralit poshtetit të votave të vjedhura.

Pretekstet proceduriale të parashkrimit të veprës penale dhe loja e shëmtuar e pasimit të dosjes sa nga njëra prokurori në tjetrën, nuk është gjë tjetër, por manovra e imponuar nga pushteti dhe e realizuar nga prokuroria. Vendimi i prokurorisë është thikë pas shpine jo vetëm për besimin e qytetarëve tek reforma në drejtësi, por edhe sabotimi sipas interesave antishqiptare të kryeministrit të procesit të integrimit europian të vendit, po të kemi parasysh se ndëshkimi i krimit të vjedhjes së votave është njeri nga kushtet për çeljen e negociatave.

Ndërsa qytetaret shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë prësin që ideatorët dhe urdhëruesit e vjedhjes së votave prej kryeministrit e me radhë ministra dhe ish-ministra, deputetë dhe oficerë të policisë të dalin para drejtësisë e drejtësia të vendosë për ta, prokuroria këta i merr në mbrojtje dhe merret me disa karta të djegura! SPAK në vend që të jepte një përgjigje të fortë sipas ligjit dhe të çonte përpara drejtësisë të gjithë ata që rezultojnë të përfshirë në krim elektoral që njëkohësisht është edhe krim shtetëror, zgjodhi t’i shërbejë pandëshkueshmërisë duke hequr përgjegjësine nga vetja.

Autorët e veprimit kriminal të vjedhjes së votës janë me emra, me zë dhe me figurë si pjestarë të një grupi të grupi të strukturuar kriminal me në krye kryeministrin dhe bashke me të ka edhe ministra e ish ministra, deputete te rilindjes dhe oficerë policie të shperblyer per krimin e kryer. Përmbatjen e dosjes 184 tashmë e dinë të gjithë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në kancelaritë europiane dhe në SHBA.

Mirëpo kur pritej që e ashtuquajtura drejtësi e re të dëshmonte se është në anën e ligjit dhe të shqiptarëve, me vendimin për mbylljes e dosjes 184, provon se nuk është gjë tjetër por një repart ndihmës i Rilindjes. Por, pavarësisht makinacioneve, LSI nuk do të heqë kurrë dorë nga dënimi i çdo personi të implikuar në vjedhjen e votave, kushdo që të jetë ai dhe kudo që të fshihet, në kryeministri apo në zyrat e rilindjes në Prokurori. 25 prilli është apel që të gjithë shqiptarët të bëhen bashkë për të zhdukur qeverisjen e krimit dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë", tha Xhixho.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmir Edepsëz Gaxhi çafaj: 19/12/2020 10:16

    O gazment ziu po hik mor bur leshi gazment përsheshi se le nam tu lef si kone. Po të ishte drejtësia e vërtet te partia jote pler treçereku duhet të ishte në burg o gazmenti çibuk. Prandaj o gazi kok tul Edi Rama juve të gjithve ju a ka ngul mu në tul o gazi kok tul.

    Përgjigju
  • Po kjo Monika: 18/12/2020 20:03

    ... sa afer e mba mikrofonin ke goja? Nejse eshte mesuar me gojore.

    Përgjigju
  • emigrant: 18/12/2020 19:56

    O zot bertasin hajdutet kapni hajdutin, Si spo ju fshin ky covid nga faqja e dheut po merr njerez te mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka