Dosja 184/ Prokuroria Dibër pushon çështjen për kryebashkiakun Imeraj, Arben Keshin dhe Imer Lalën! 4 ish-zyrtarë përballë drejtësisë për shpërdorim detyre e kanosje të zgjedhësve

Prokuroria e Dibrës përfundon hetimet për dosjen 184 dhe merr të pandehur 4 persona, pas 4 vitesh nga zgjedhjet lokale për kryebashkiakun e Dibrës. Përgjegjës për shkeljen e ligjit për dosjen e etiketuar 184 janë Robert Aga ish shefi policisë në vitin 2016, Drini Gjeci ish kreu arsimit, Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin, Hasan Hoti njësia administrative Lurë. Këta shtetas janë marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve dhe rrezikon të dënohen nga 1 deri në 7 vite burg.

Shpërdorimi detyrës sipas nenit 248 ka një marzhë dënimi deri në 7 vite ndërsa kanosja e zgjedhësve nga 1 vit deri në 4 sipas nenit 329 të kodit penal.

Për të hetuarit e tjerë mes tyre kryebashkiakun aktual të Dibrës, Dionis Imeraj, dhe shtetasit Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, afrim Mikli, është kërkuar pushimi i çështjes.

Këta shtetas sipas prokurorisë kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës por për shkak të tejkalimit të afatit 3 vjeçar vepra penale është parashkruar, ndaj nuk mund të merrem në përgjegjësi penale.

Dosja 184 kaloi të paktën 5 herë nga Dibra në Tiranë tek Krimet e Rënda dhe e parafundit në SPAK. Por SPAK shpalli moskompetencë duke i kërkuar Dibrës ta mbyll ketë hetim.

"Pavarësisht se nga hetimi është provuar tërësisht fakti i konsumimit të veprës penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328/1 dhe 25 të Kodit Penal, (në fuqi në vitin 2016), nga personat e mësipërm, organi i prokurorisë ka vlerësuar se ndjekja penale nuk mund të vazhdojë për personat nën hetim dhe nuk mund të fillojë për personat me statusin e të kallëzuarit, pasi kundërvajtja penale e parashikuar nga neni 328/1 i Kodit Penal, (në fuqi në vitin 2016), është parashkruar, për faktin se nga momenti i kryerjes së veprës penale që është periudha shtator 2016, ka kaluar afati 3 vjeçar i ndjekjes penale.Me këtë arsyetim, Prokuroria Dibër,me datë 18.12.2020, ka vendosur pushimin e pjesshëm të hetimeve ndaj personave nën hetim 1-Korab Lala, (i njohur ndryshe edhe si Imer Lala), 2-Robert Aga, 3-Afrim Mikli, 4-Drini Gjeci, 5-Arben Keshi, 6-Hasan Hoti, 7-Bekim Krashi dhe 8-Nuri Meda", thuhet në përfundimet e prokurorisë.

Kjo dosje solli debat politik e deri në protesta kundër mazhorancës duke bërë që opozita ta akuzojë për vjedhje të votave e manipulim rezultati duke i dhënë mandatin Muharrem Ramës.

Në përgjimet e publikuara nga media gjermane BILD në përgjime ishin funksionar të lartë të partisë socialiste, ministra të qeverisë si dhe komunikime të vetë kryeministrit Rama me vartësit e tij edhe në qarkun e Dibrës.

Vendimi i prokurorise se Dibres

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sula: 18/12/2020 17:45

    Po per Flamur Noken qe i drejtoi pistileten komisionerit te PS nuk ka padi penale?Po per veprimin kur Flamuri kapi prej fytit policin ne drejtorine e policise Tirane?.Keshtu drejtesia del e njeaneshme dhe ne sherbim te dhunuesve te PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë