Pushimi i hetimeve për ekstradimin e Nezar Seitit, PD: Shërbim mafias, shpëtuan Etilda Gjonajn nga burgu

Pak orë pasi Prokuroria e Durrësit vendosi të mbyllë hetimin për ekstradimin e Nezar Seitit, të njohur edhe si financieri i grupit të trafikantëve të drogës Habilaj, vjen reagimi i Parisë Demokratike.

Përmes një deklarate të djathtët thonë se ky vendim i vjen në shërbim, asaj që e quajnë mafia në pushtet. Po ashtu theksohet se me këtë vendim shpëtohet nga burgu ministja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Deklarate e Partisë Demokratike

Partia Demokratike e konsideron shërbim ndaj mafias në pushtet pushimin e hetimeve për ekstradimin e paligjshëm të Nazer Seitajt, duke shpëtuar nga burgu përgjegjësen kryesore - Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. 
Pushimi i hetimit është urdhëruar pavarësisht se vetë prokurorët e çështjes kanë konstatuar shkelje flagrante të ligjit nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Për vendimin e pushimit të hetimeve, Donika Prela, në atë kohë në krye të Prokurorisë së Durrësit, u shpërblye nga mafia në pushtet, duke u ngritur në detyrë si drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kundërshtim me ligjin.
Nëse i shërben Qeverisë promovohesh. Nëse i shërben krimit të organizuar ngrihesh në detyrë dhe bën karrierë. Nëse lufton bandat dhe kriminelët shkarkohesh nga detyra. Kjo është drejtësia që po instalon në Shqipëri Edi Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 24/08/2018 23:36

    Flasin per MAFIE mafozet.

    Përgjigju
  • D3mo: 24/08/2018 19:34

    Pse nuk u kujtuan njeher te vetme kta te PD kur u pushua ceshtja e rruges Durres Kukes per Lulzimin. Jo vetem qe nuk u kujtuan por na beni si dashnor te drejtesise po na i dhane edhe shperblim gjyqtareve te plepave

    Përgjigju
  • Fredi: 24/08/2018 18:50

    Komentues milintante dhe injorante. Nuk duhet te kete rendesi se ke votoni o te mjeret ju por te zbatohet ligji. Cdo i burgosur si ne rregjim ashtu dhe ne paraburgim ka dosjen ku gjenden dokumentet se perse i eshte privuar liria. Ju mendoni se drejtori dhe juristi i institucionit perkates nuk e kane informuar ministren? Nuk kane shpatulla ta mbajne kete barre ata. Asnje pergjegjes per kete skandal? Turp i madh dhe frike per kedo qe punon me ndershmeri ne organet ligjzbatuese dhe per popullin e thjeshte. Asnje pergjegjesi ligjore per fshehjen e urdher arrestit per Mark Frrokun, prishja e provave per Armando Prengen, djegia e provave ne laboratorin kriminalistik, mos arrestimi i Bardhok Planajn kur ishte ne makinen e Frrokut, ndalimi i funksionit te sistemit Tims kur Arben Frroku kaloi kufirin, trafikantet qe bredhin me makinen e ministrit te grendshem, skafi qe shkon ne korfuz ministri brendshem ne pronesi te nje trafikanti te denuar, Sota me 860 mije euro cash ka kaluar kufirin me makinen e ministrise se brendshme, tre drejtuesit e policise Vlore ne kerkim e plot te tjera ju duken rastesi juve? Vetingu eshte kthyer ne nje kamzhik qe disa i ndeshkon me te drejte por qe disa te tjere qe po ashtu meritojne ndeshkimin perkedhelen.

    Përgjigju
  • Besniku: 24/08/2018 18:32

    Pushimi i hetimeve dihej. Prokure e gjyqtar jane servila te pushtetit. Nje sherbim ndaj Etildes, Saimirit dhe shefit Rama do te thote nje bonus per te kaluar veting-estraden. Asgje per tu habitur

    Përgjigju
  • Jake: 24/08/2018 16:33

    Kane qekur ka filluar vettingu kta te PD- se qe per cdo vendim qe jepet dalin kunder. I ka hyre frika ne palc.

    Përgjigju
  • Gledi: 24/08/2018 16:31

    Flasin kta injorantet pd per ligjin ku te gjith mendimet keshillmore i marrin nga gjyqtaret e plepave para se te dalin ne komferenc per shtyp

    Përgjigju
  • ymeri: 24/08/2018 16:23

    E kan pushuar ceshtjen sepse ashtu thot ligji sepse tani nga vettigu sja mban njeriut te bej gabime se do i kushtonte karrieren.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni