‘Shkelje, por jo vepër penale’/ Pushohen hetimet për ekstradimin e financierit të “Habilajve”, Report Tv zbardh argumentet

‘Shkelje, por jo vepër penale’/ Pushohen hetimet për ekstradimin e financierit të “Habilajve”, Report Tv zbardh argumentet

Nezar Seiti

DURRES- Një ditë pasi Gjykata e Katanias la në arrest shtëpie ‘financierin” e grupit Habilaj, Nezar Seiti, mësohet se Prokuroria e Durrësit ka pushuar hetimin mbi ligjshmërinë e ekstradimit të tij drejt Italisë. Report Tv mëson se hetimet për ligjshmërinë e ekstradimit janë pushuar në fund të qershorit dhe vendimi është miratuar edhe nga Gjykata e Durrësit. Report Tv zbardh detaje nga hetimi për ekstradimin e Nezar Seitit në Itali. Sipas hetimeve ka shkelje, por jo vepër penale prandaj janë pushuar hetimet. Ky institucion arsyeton se parregullsitë e institucioneve për ekstradimin e Seitit nuk përbëjnë vepër penale, por vetëm masë disiplinore.

Gjatë hetimit të kryer janë konstatuar shkelje nga ana e institucioneve si Policia Gjyqësore e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë pranë Ministrit të Drejtësisë, Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale pranë Prokurorit të Përgjithshëm.

Ekstradimi i shtetasit Nezar Seiti, nuk ka sjellë pasoja të parikuperueshme në hetimin e procedimit penal nr.134 të vitit 2016 sic do të ishte psh lirimi I personit. Nga ana e Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Durrës është vlerësuar se ky ekstradim është kryer në kundërshtim me parashikimet e nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale dhe për këtë shkak është regjistruar procedimi penal nr.172 për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal. Nga kryerja e veprimeve hetimore, nuk janë konstatuar elementet e vepres penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal” theksuan burimet për Report Tv.

Gjykata e Katanias vendosi një ditë më parë të lehtësojë masën për Nezar Seitin nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, por ndërkohë pritet një tjëtër seancë më 4 shtator në Apel. Nezar Seit u arrestua më 19 nëntor në Vlorë për llogari të autoriteteve italiane, pasi dyshohet si pjesëtar i grupit të Habilajve të akuzuar për trafik droge.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër