Pushohet dosja e Edi Ramës që
ktheu Gjykata e Lartë për tre leje

Pushohet dosja e Edi Ramës që<br />ktheu Gjykata e Lartë për tre leje
TIRANE- Dosja penale kundër Edi Ramës për abuzimet me tre lejet ndërtimi e rikthyer 6 muaj më parë nga Gjykata e Lartë për hetime të mëtejshme, është pushuar sërish nga prokuroria. Këtë herë nuk ka qenë prokuroria e Tiranës ajo që ka marrë vendimin por Prokuroria e Përgjithshme, pasi dhe vetë Gjykata e Lartë në vendimin e saj argumentonte duke e gjetur si shkelje ligjore se mbylljen e hetimeve duhet ta kryente Prokuroria e Përgjithshme dhe jo prokuroria e Tiranës, pasi kjo e fundit nuk ka kompetencën për marrje vendimi,kur bëhet fjalë për rastet që të kallëzuarit kanë imunitet.

Lajmi për mbylljen e hetimeve ndaj kryeministrit Rama bëhet i ditur nga burime pranë akuzës qëndrore të cilat thanë se në këtë rast nuk janë kryer hetime, por është çuar deri në fund porosia e Gjykatës së Lartë, e cila kërkonte që pushimin të mos e kryente akuza e kryeqytetit por Prokuroria me Përgjithshme që është dhe institucioni që ka kompetencën e vendimmarjes për rastet kur të kallëzuarit gëzojnë imunitet.

Kallëzimi nga Hasani
Kallëzimi kundër kryeministrit Edi Rama është bërë nga ish-nënkryetari i ALUIZN-it Sokol Hasani, i cili në datë 10 prill 2014 i është drejtuar me kallëzim penal prokurorisë së Tiranës, duke e akuzuar Edi Ramën për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Në kallëzimin e tij, shtetasi Sokol Hasani i është referuar një deklarate mediatike të shtetases Jorida Tabaku me datë 11.05.2013 (ish n/kryetare e Bashkisë Tiranë në atë kohë), nëpërmjet të cilës ka akuzuar shtetasin Edi Rama që gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së Kryetarit të Bashkisë ka dhënë tre leje ndërtimit të kundërligjshme, firmave të ndërtimit pranë tij dhe në dëm të buxhetit të shtetit. Ky kallëzim është hetuar nga prokuroria e Tiranës dhe më pas është pushuar. Mirëpo gjykata e Lartë ka vendosur që dosjen ta rikthejë sërish për hetim, kjo pasi sipas saj Edi Rama duhet të hetohej nga prokuroria e përgjithshme dhe jo nga prokuroria e Tiranës.

Arsyeja e pushimit
Kallëzuesi ka pretenduar se organi i prokurorisë duhet të hetojë nëse ekziston paligjshmëria në dhënien e tre lejeve të ndërtimit dhe, në se ky fakt do të rezultojë i pavërtetë, duhet të vihen përpara përgjegjësisë penale dezinformuesit e opinionit publik. Kallëzuesi Sokol Hasani kërkesës i ka bashkëngjitur dhe dokumentacionin përkatës për të tre lejet e ndërtimit të marrë nga Bashkia Tiranë me shkresën nr.11779/1 prot., datë 22.08.2013.

Prokurori Gjergji Tako, me vendimin e datës 03 nëntor 2014 ka vendosur: Të mosfillojë materialin nr.6822 të vitit 2014 pasi faktet për të cilat është depozituar kallëzimi penal nuk mund të hetohet pasi janë përfshirë nga Instituti i Parashkrimit. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerëson se ankimi i paraqitur nga kallëzuesi është në kompetencën lëndore të Gjykatës së Lartë për t’u gjykuar, e cila në këtë rast ka juridiksionin fillestar. Në vështrim të këtyre përcaktimeve të ligjvënësit, meqenëse shtetasi Edi Rama është Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe deputet i Parlamentit të Shqipërisë, Gjykata e Lartë ka juridiksion fillestar, e cila ka vendosur në 23 mars 2015 të kthejë dosjen në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila më pas ka bërë pushimin e çështjes.


Kallëzimi kundër kryeministrit Edi Rama është bërë nga ish-nënkryetari i ALUIZN-it Sokol Hasani, i cili në datë 10 prill 2014.
Adelina Greca kallëzoi në prokurori kryebashkiakun

Kallëzimi kundër Lulzim Bashës dhe drejtorit të tij të urbanistikës është bërë nga drejtuesja e AKPT-së Adelina Greca, e cila gjatë një inspektimi në bashkinë e Tiranës në intervalin kohor 3 qershor 2013 deri në 29 korrik 2014 ka konstatuar shkelje të rënda nga drejtuesit e këtij institucioni. Nisur nga kjo situatë Adelina Greca i është drejtuar me një kallëzim penal prokurorisë së Tiranës duke akuzuar për “Shpërdorim detyre” Lulzim Bashën dhe shefin e urbanistikës.

Sipas kallëzimit të bërë nga AKPT, (Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit), ish-kryebashkiaku Lulzim Basha dhe shefi i urbanistikës në bashki kanë abuzuar në 129 raste, duke mos kryer asnjë plan të detajuar vendor për miratimin e lejeve ndërtimore. Veç kësaj sipas kallëzimit nuk janë respektuar rregullat ligjore të lejeve zhvillimore.

Gjithashtu nuk kanë ushtruar kontrolle në territorin ku po kryhej ndërtimi si dhe mos mosrespektimi i ligjeve të planit të përgjithshëm vendor nga projektuesit. Të gjitha këtyre pretendimeve dhe shumë të tjera, Prokuroria e Tiranës do ti duhet ti japë shpjegime. Prokurori Fusha, ka nisur hetimet ndërkohë që tashmë ky proces është vetëm në fazën e fillimit të mbledhjes së dokumentacioneve.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 Gusht 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë