Pushohet i gjithë stafi një ditë para
shkollës, mësuesit dalin në protestë

Pushohet i gjithë stafi një ditë para<br />shkollës, mësuesit dalin në protestë
LIBRAZHD -  “Jeni të gjithë të pushuar dhe të transferuar!”  Një telefonatë e papritur nga zyra arsimore e Librazhdit vetëm një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, ka ngritur në protestë të gjithë stafin e mësuesve dhe vetë drejtorin e shkollës së mesme të bashkuar në fshatin Hotolisht.
 

28 mësuesve, përfshi edhe drejtorin i është komunikuar vendimi për largimin ose transferim të dielën, çka nuk është “kapërdirë” dot prej tyre. Ata kanë refuzuar të braktisin institucionin e arsimit publik ku japin mësim prej vitesh, dhe këtë mëngjes janë ngritur në protestë para shkolles. Zërit të tyre i janë bashkuar edhe vetë nxënësit e gjimnazit të fshatit, të cilët kërkojnë vijimin e këtij viti shkollor me të njëjtët mësues. Shqiptarja.com mëson se në këto kushte stafi i ri është detyruar të mos çel dot ditën e parë të këtij viti të ri shkollor.  

Pas protestës së mësuesve ka ardhur edhe reagimi drejtoreshës së Zyrës Arsimore në Librazhd Fatbardha Qatja e cila tha se i gjithë stafi i shkollës prej vitesh kishte probleme ne nxënësit. Madje sipas saj, nuk kanë munguar rastet e dhunës karshi këtyre fëmijëve. “Interesat e këtyre nxënësve qëndrojne mbi interesat e mësuesve”, - tha Qatja.

Mësuesit nga ana e tyre thonë se shkarkimet dhe transferimet janë arbitrare dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. 
 
protesta librazhd

protesta librazhd

protesta librazhd

Presidenti i Sindikatës së pavarur të arsimit të Shqipërisë Nevruz Kaptelli i cili i ka dalë në mbështetje mësuesve, tha se largimi i të gjithë stafit pedagogjik është një vendim i paprecedentë.
 
Ai tha se në rrethin e Librazhdit janë transferuar rreth 300 mësues dhe janë pushuar 50, por se asnjëherë nuk janë pushuar ose transferuar ttë gjithë mësuesit.
 
“Largimet nga puna janë në kundërshtim me ligjin dhe në mënyrë abuzive”, - tha Kaptelli.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve