Ministri Energjetikës Damian Gjiknuri nuk ka kryer asnjë vepër penale që e bënë atë përgjegjës përpara drejtësisë për marrëveshjen e nënshkruar me ish aksionerët e CEZ Shpërndarje.
Është ky konkluzioni i Prokurorisë e cila ka vendosur të pushojë hetimin për Gjiknurin dhe mos ngrejë asnjë akuzë ndaj tij pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
KLSH kallëzoi Gjiknurin më 14 tetor të 2015 ndërsa një vit më pas për prokurorin nuk ka vepër penale dhe hetimet janë pushuar.
Në këtë kallëzim të KLSH rendiste një sërë shkeljesh me vlera ekonomike në 479 milioion euro. Të ndara në 95 milion euro që Shqipëria i dha CEZ për zgjidhje kontrate, dëmi ekonomik i keqmenaxhimit për vitin 2009-2012 dëm ky i falur nda CEZ dhe 32 milioion euro zhvlerësim aksionesh.
Me pushimin e hetimeve nuk ka qenë dakord Kontrolli i Lartë i Shtetit i cili ka paditur në gjykatën e lartë prokurorinë ku i kërkon rihapje të dosjes hetimore dhe hetim nga e para.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com