Duke bërë 'sehir' nga larg, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta komentojë me shprehje të shkrimtarëve dhe filozofëve të famshëm, përplasjen në Partinë Demokratike mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Për ngjarjen e sotme në PD, Rama ka zgjedhur një thënie të Samuel Beckett.

"Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njeri që nuk do asgjë më shumë se sa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet një çikë më pak e hidhur", ka shkruar Rama.

Një ngjarje sa e rrezikshme aq edhe groteske u krijua sot në selinë e Partisë Demokratike. Sali Berisha  me mbështetësit e tij mësynë në PD dhe zhvilluan një mbledhje të strukturës që ai e quan Komisioni i Rithemelimit, të cilin e krijoi në Kuvendin e 11 dhjetorit. Ndërkohë që Lulzim Basha zhvillonte mbledhjen në një zyrë tjetër me Grupin Parlamentar të PD.