Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone të ashpra në foltoren e Kuvendit ku tha se është 'turp' që Parlamenti nuk miraton një rezolutë kundër agresionit rus në Ukrainë. Ai drejtoi gishtin nga kryeministri Edi Rama ku tha se kjo tregon se ai është 'vasal i Aleksandër Vuçiç'.
"Jam këtu për të dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës si fundin e paqes në kontinentin tonë dhe fillimin e Luftës së tretë Botërore. Dënoj qëndrimin e turpshëm të këtij parlamenti, vend anëtar i NATO-s dhe nuk merr përsipër të votojë një rezolutë për të dënuar Rusinë, agresorin që është nismëtare Luftës së Parë Botërore, iu bashkëngjit Hitlerit dhe nis tani e vetme pushtimin e një vendi të pavarur. Shqipëria mban të njëjtin qëndrim si parlamenti i Serbisë, kjo është e turpshme, e paimagjinueshme. Si mund të justifikojë këtë qëndrim ky parlament ndaj një vendi që historikisht u ka bërë shqiptarëve të këqijat më të mëdha. Kjo është dëshmi e vasalitetit të plotë ndaj Beogradit. Atje po bien bomba ndaj njerëzve të lirë e të pafajshëm ndërsa ne nuk miratojmë një rezolutë të përbashkët ndaj këtij agresioni të pashembullt. Kjo është histori kapitullimi dhe ka një përgjegjës, Edi Rama, vasali i Vuçiç, turp i madh. Vdekje pushtuesve rus", tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Inceneratorët 'transferohen' në Kuvend/ Mazhoranca: Komisioni Hetimor çmontoi njëherë e mirë mashtrimin e madh, si 'u futën në ujë' 430 mln euro, ishin virtuale! Basha: E bllokuat nga frika
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.8%
-
Jo
63.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 517
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Klima rrezik për ekonominë, BSH marrëveshje me Bankën Europiane! Sejko: Të financohen më shumë projektet e gjelbra
23 Janar, 17:35
-
105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar, Begaj: Kongresi i Lushnjes shpëtoi vendin nga vëllavrasja! Spiropali: Objektiva, reforma në drejtësi e anëtarësimi në BE
21 Janar, 11:05
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28
-
Nesër Kuvendi nis sesionin e fundit para 'shpërndarjes', ndryshimet në Kod për votën e diasporës ‘sfida’ e parë për konsensus! Begaj mesazh ligjvënësve
19 Janar, 13:10
-
‘Bardhi ka probleme me grupin e Berishës’, Lapardhaja në Report Tv: Saliu kërkon të bëjë pazare me Ramën
19 Janar, 13:07
-
34-vjetori i themelimit të PD në Fier/ Bardhi: Dinjitetin e fierakëve nuk e blen dot Belinda Balluku dhe as drejtorucët e saj të korruptuar
18 Janar, 17:53
-
Stoku në Apel, PS kërkon të 'shpluhurosë' dosjet: Të shqyrtohen nga 1, jo 3 gjyqtarë (por duhet 84 vota)
15 Janar, 15:42
-
Abu Dabi, firmoset sot marrëveshja trilaterale Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit! Rama: Gur kilometrik drejt pavarësisë energjetike
15 Janar, 08:52
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Qytetarët pa energji e të bllokuar nga bora, PD: Moti nxjerr gënjeshtrat e Belinda Ballukut! Tenderët për infrastrukturën u shkojnë miqve të pushtetit
14 Janar, 13:45
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12