Pushtimi i Ukrainës, momenti prekës kur tenistja bjelloruse shpërthen në lot në mes të fushës (VIDEO)

Pushtimi i Ukrainës, momenti prekës kur tenistja bjelloruse shpërthen në lot në mes të fushës (VIDEO)

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia po sjell pasoja psikologjike te atletet, si tenistja bjelloruse Victoria Azarenka, e cila shpërtheu në lot në mes të ndeshjes kundër kazakes Elena Rybakina në Indian Wells.

Një orë pas ndeshjes, ku Rybakina dominoi me 6-3 dhe 2-2, Azarenka nuk i mbajti dot lotët kur do të bënte një shërbim. Bjellorusia, e cila garonte pa flamurin e vendit të saj, nuk ishte në gjendje ta fuste topin në lojë dhe iu desh të ndalonte. Azarenka u pa duke qarë dhe shumë e shqetësuar, teksa mezi ia doli të thoshte “Më fal, më vjen shumë keq” pasi arbitri iu afrua.

Publiku i pranishëm në tribunë tregoi mbështetjen e tij për Azarenka, e cila pas pak minutash arriti të qetësohej, megjithatë, Bjellorusi e humbi ndeshjen.

Para fillimit të turneut Indian Wells, Azarenka shkroi në rrjetet sociale se ishte e "shkatërruar" nga ajo që po ndodhte në Ukrainë .

“Jam e shkatërruar nga veprimet që kanë ndodhur ditët e fundit kundër dhe në Ukrainë. Është zemërthyese të shohësh se si jeta e kaq shumë njerëzve të pafajshëm po ndikohet nga dhuna. Që nga fëmijëria ime, kam parë gjithmonë ukrainasit dhe bjellorusët duke mbështetur njëri-tjetrin. Është e vështirë të dëshmosh ndarjen e dhunshme që po ndodh sot”, shkroi ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë