Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vonuar vlerësimin e saj të vaksinës ruse të koronavirusit Sputnik V për përdorim urgjent për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska.
“Ne duhej të shkonim të bënim inspektime në Rusi më 7 mars, dhe këto inspektime u shtynë për një datë të mëvonshme”, tha Mariângela Simão, ndihmësdrejtoresha e përgjithshme e OBSH-së për Qasjen në Medikamente dhe Produkte Shëndetësore.
“Data të reja do të caktohen sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Ajo tha se agjencia po përballej me probleme të tjera operacionale, duke përfshirë vështirësi në rezervimin e fluturimeve dhe përdorimin e kartave të kreditit.
Sputnik V përdoret gjerësisht në Rusi dhe është miratuar në më shumë se 60 vende.
Lajmi kryesor:
Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë









