Pushuesit kthehen nga plazhi në të njëjtën orë/ Trafik i rënduar në disa akse...'mesazhe' optimiste për turizmin pas COVID-it

TIRANË- Trafiku i rënduar në disa prej akseve kryesore në Shqipëri, në zonat bregdetare është kthyer në kryefjalë të çdo fundjave. Edhe këtë të diel, ashtu sikurse edhe në të kaluarën, pushuesit nuk i kanë "shpëtuar" orëve të gjata pritjeje në trafik.

Aksi Orikum- Vlorë, Sarandë - Gjirokastër, në Shëngjin, por edhe te Shkëmbi i Kavajës kanë qenë më problematike, ku qindra qytetarët që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdetin shqiptar janë kthyer në shtëpi në të njëjtën orë duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh.

Trafik të rënduar ka pasur edhe mëngjesin e sotëm, e cila përkon edhe me nisjen e tyre drejt plazhit. Pavarësisht pranisë së Policisë Rrugore, trafiku nuk ka munguar. Megjithatë, parë në një prizëm më optimist, ky trafik i rënduar është përkthyer në një "gjallërim" të turizmit në vendin tonë, sektor ky i cili ka marrë një goditje të madhe nga COVID-19.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:47
Pas shiut, pushuesit në Pogradec përballen edhe me trafikun e rënduar (VIDEO)

Edhe në qytetin e Pogradecit nuk ka munguar trafiku. Në videon e sjellë në redaksinë e Report TV, sikur të mos mjaftonte shiu, pushuesit janë përballur edhe me radhë të gjata makinash.

Ora 20:13
Fluks automjetesh në Sarandë, por jo trafik të rënduar (VIDEO)

Përgjatë aksit nacional Sarandë - Gjirokastër pasditen e sotme është vënë re një fluks i shtuar automjetesh me të cilat ktheheshin pushuesit që gjatë fundjavës kanë preferuar të pushojnë në Sarandë. Megjithatë, siç shihet në videon e sjellë nga Report TV, ndryshe nga akset e tjera, nuk ka pasur trafik të rënduar.

Ora 19:58
Pushuesit kthehen në shtëpi! Fluks automjetesh në aksin Shëngjin-Lezhë (VIDEO)

Dita e djelë ka sjellë fluks automjetesh në aksin Shëngjin-Lezhë, pasi pushuesit kanë kaluar fundjavën në plazh dhe po kthehen në shtëpitë e tyre.

Trafiku i renduar ka nisur që prej orës 17:00 dhe vijon ende, duke krijuar radhë automjetesh deri në 5 kilometra. Për të krijuar lehtësi në lëvizje policia ka devijuar qarkullimin në një rrugë dytësore në lagjen "Xhenjo". Plazhi i Shëngjinit është një ndër më të bukurit e detit Adriatik, ku pushues të shumtë vendas dhe të huaj kalojnë fundjavën apo pushimet aty. Pjesa më e madhe e pushuesve janë ditorë dhe shumë pak janë ata që po kalojnë pushime të gjata për shkak të përhapjes së COVID-19.

Ora 19:55
Radhë kilometrike automjetesh në aksin Orikum- Vlorë (VIDEO)

Radhëve të gjata, kilometrike nuk i kanë shpëtuar as pushuesit që kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë në jug. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se rreth orës 19:30 ka pasur trafik të rënduar në aksin Orikum- Vlorë. Duket se shumë pushues kanë zgjedhur këtë orar për t'u kthyer në shtëpi, duke shkaktuar trafik të rënduar.

Ora 17:55
Pushuesit kthehen nga plazhi, fluks automjetesh te Shkëmbi i Kavajës

Dhjetëra pushues kanë zgjedhur orët e pasdites për t'u rikthyer nga plazhit, duke shkaktuar kështu një trafik të rënduar.  Siç shihet në videon që Report Tv sjell, te Shkëmbi i Kavajës radha e automjeteve të pushuesve që kthehen nga plazhi është shumë gjatë. Kjo është kthyer në një pamje krejtësisht normale gjatë fundjavës, ku pushuesit për shkak të temperaturave të nxehta i janë drejtuar bregdetit shqiptar.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 13/07/2020 18:14

    NUK E KA FAJIN SHIU O DELENXHINJ,,,,mbani te liruara pusetat e ujit,,,,mos hidhni dhera dhe letra e shishe plastike ne to,,,po i mbajtet funksionale ato e thithin ujin,,,,mos rrini gjithe diten ne kafe ,,por secili para shtepise te tij te mbaje funksionale e pastroje pusetat...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen