Rradhë të gjata mjetesh e fluks pushuesish nga Kosova solli edhe kjo e shtunë në doganën e Morinës për shqiptarët e Kosovës që i drejtohen bregdetit shqiptar për të kaluar fundjavën.

Për shkak të ngushtimit të rrugës, nga 4 në 2 korsi mëngjesin e sotëm në  rrugën e Kombit në segmentin Morinë – Kukës një radhë e gjatë kilometrike është bërë në afërsi të Urës mbi Drin.

Edhe pse kanë kaluar kufirin automjetet janë të detyruar të qëndrojnë në këtë segment rruge për rreth 20-30 minuta.