Bën vaki dhe ndodhin...! Këngëtarja e njohur Venera Lumani është kthyer në vëmendjen e medias së fundmi pasi i ka ndodhur diçka shumë komike.
Këngëtarja shqiptare ishte nusja që hapi sfilaten e fundit që u mbajt pak ditë më parë në Tiranë me fustane nusërie. Ajo ishte bërë si Lisa ne Botën e Çudirave, me një fustan ngjyrë bojëqielli me pupla që na dha idenë sikur ishim në përralla.Teksa ishte duke sfiluar nga emocionet ajo ka kaluar para moderatorit Eni Shehu, dhe duke e ngatëruar me të fejuarine saj, këngëtarin Lindi Islami e ka puthur.
Venera e kuptoi këtë vetëm gjatë intervistës për “Jo vetëm modë” kur moderatori i rrëfeu se e kishte puthur atë në vend të Lindit. Kur e ka kuptuar Venera e ka kaluar të gjithë situatën me sportivitet dhe ka treguar se nuk e ka shikimin e pastër, por gjithsesi atë puthje e ka dhënë duke menduar për partnerin e saj Lindin.
Në fakt djemtë e ekranit ngjajnë paksa me njëri- tjetrin, por dhe emocionet e sfilatës së parë e kaënë bërë konfuze Venerën. E rëndësishme është që gjithë situata kaloi me të qeshura.
Pune kuckashe
Përgjigju