Putin bisedë telefonike me Erdogan, diskutime mbi marrëveshjen e grurit dhe nevoja për negociata

Putin bisedë telefonike me Erdogan, diskutime mbi marrëveshjen e grurit dhe nevoja për negociata

1668769355_Erdo.PNG

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Moskës, çështjen e korridorit të grurit, si dhe rëndësinë e negociatave të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, tha të premten zyra e Erdoganit.

“Gjatë negociatave u diskutuan çështjet rajonale, veçanërisht marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë dhe zhvillimi i situatës në lidhje me korridorin e grurit. Presidenti Erdogan falënderoi presidentin rus Putin për qëndrimin e tij konstruktiv për zgjatjen e marrëveshjes së Stambollit për eksportet e grurit për 120 ditë. Zgjatja e luftës ruso-ukrainase do të rrisë rreziqet dhe rrjedhimisht nevojën për të ringjallur bisedimet diplomatike, Presidenti Erdogan tha se kontaktet midis krerëve të shërbimeve të inteligjencës ruse dhe amerikane në Turqi luajtën një rol vendimtar në parandalimin e një përshkallëzimi të pakontrolluar në terren”, thuhet në një deklaratë të zyrës, raportojnë mediat e huaja.

Gjithashtu, Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se është planifikuar një tjetër bisedë telefonike ndërkombëtare e presidentit rus.

“Përveç takimeve dhe konferencave të mbyllura, presidenti ka zhilluar disa biseda telefonike ndërkombëtare. Tashmë është zhvilluar një bisedë telefonike mes presidentit Putin dhe presidentit turk Erdogan. Në orët në vazhdim do të publikojmë raportin tonë tradicional mbi këtë temë. Pasdite do të ketë një tjetër bisedë ndërkombëtare”, u tha Peskov gazetarëve, duke iu referuar orarit të punës së Putinit për të premten.

Erdogfan theksoi rëndësinë e negociatave të paqes midis Moskës dhe Kievit për zgjidhjen e situatës në Ukrainë, duke shtuar se kontaktet midis drejtuesve të inteligjencës ruse dhe amerikane në Turqi luajtën një rol kyç në parandalimin e përshkallëzimit të pakontrolluar në terren.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Kievi: Në mbrëmje rusët goditën Zaporizhzhian! Blinken: Rusia nuk mund të fitojë, të tërhiqet


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU