Presidenti rus Vladimir Putin ka planifikuar të festojë përvjetorin e 63-të mbrëmjen e sotme në pistën e patinazhit. Putin do të luajë hokej me miqtë e tij të vjetër dhe lojatërë veteranë të këtij sporti.

Këtë lajm e ka bërë të ditur zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov, raporton RIA Novosti. Në muajin Maj, Putin luajti një dneshje të ngjashme me legjendat e hokejit rus, përfshirë këtu edhe sportistë të dalë në pension si Pavel Bure dhe Valeri Kamensky.

Gjatë asaj ndeshjeje Putini mundi të shënojë 8 pikë. Vitin e kaluar Vladimir Putin e festoi ditëlindjen duke u ngjitur 9 kilometra në tajgën siberiane. Në 2013 ai mori pjesë në forumin e ekonomisë APEC, në ishullin Bali në Indonezi dhe presidenti indonezian i ra kitares dhe i këndoi "Shumë urime për ty".

"Kjo ishte një suprizë shumë e madhe",- u shpreh zëdhënësi i tij Peskov për mediat në atë kohë.
vladimir putin
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)