Putin e refuzoi, Zelensky këmbëngul: Duhet të takohemi ‘kokë më kokë’, diskutimet për Krimenë dhe Donbasin

Putin e refuzoi, Zelensky këmbëngul: Duhet të takohemi ‘kokë më kokë’, diskutimet për Krimenë dhe Donbasin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë sërish propozim homologun të tij rus Vladimir Putin për një takim, në çdo format, duke thënë se ai është i gatshëm të diskutojë statusin e republikave rusishtfolëse të Ukrainës dhe Krimesë.

Ai theksoi se pa këtë takim është e pamundur të kuptohet realisht se çfarë rusët janë të gatshëm të bëjnë për të ndaluar luftën.

"Çështja e Krimesë dhe e Donbasit është një histori shumë e vështirë për të gjithë. Duhen garanci sigurie dhe të përfundoi armiqësia. Pasi të hiqet kjo bllokadë, le të flasim për të. Duhet të bëjmë gjithçka që Donbasi dhe Krimea të kthehen tek ne. Çështje kohe? Po, por të ndalosh luftën tani, ky është problemi.", tha ai.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë Putin lajmëroi se nuk do të ketë një takim “tani për tani” me Zelenksyn. Ai i vuri theksin faktit se për të zhvilluar një takim, duket patjetër të këtë një marrëveshje të nënshkruar mes dy palëve.


Lajmi kryesor:

Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve