Putin fiton presidencialet
përlotet para mbështetësve

Putin fiton presidencialet <br />përlotet para mbështetësve
MOSKE – Kryeministri Vladimir Putin ka fituar në raund të parë me 63,42% të votave në zgjedhjet e sotme presidenciale, pasi janë numëruar rreth 30% e skedave. Lajmi u bë i ditur nga komisioni electoral gjatë një transmetimi direkt televisiv. Gjatë zgjedhjeve presidenciale te 2004 Putin kishte fituar me 71, 3%.

Lideri komunist Ghennadi Ziuganov mori 17,7% të votave duke u renditur në vendin e dytë, sipas exit poll të institutit demoskopik Vtsiom.

Mbi 100 mijë mbështetës të Putin u mblodhës poshtë Kremlinit për të festuar fitoren e tij. Putin dhe Medvedev u ngjitën bashkë mbi skenë ku Vladimir Putin u shfaq i përlotur përpara mijëra njerëzish. Ai i quajti zgjedhjet “një betejë e ndershme dhe e hapur”.

“Ju premtova se do të fitonim. Fituam – tha – Lavdi Rusisë”.

Rusia u paraqit në kutitë e votimit me qytetet e kontrolluara nga mijëra agjentë policie. Tani presidenti në detyrë Medvedev pritet të marrë postin që do të lirojë Putin, atë të kryeministrit, por “stafeta” (siç e quajnë rusët) nuk u pëlqen të gjithëve dhe protestat nuk kanë munguar.

Putin kishte vendosur t’i kthente këto zgjedhje në më transparentet e historisë ruse duke vendosur nga 2 webcam në të gjitha 96 mijë qëndrat e votimit të shpërndara në të gjithë vendin duke shpenquar 400 milionë Euro.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit