"Gjatë një bisede telefonike, tre drejtuesit shprehën besimin se cështjet si vendosja sa më shpejt e një armëpushimi dhe tërheqja e armëve të rënda do të jënë në qendër të negociatave të ndërmarra në Minsk", theksoi presidenca ruse në një komunikatë.
Ndërkohë që dhuna është rritur këto ditët e fundit, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) deklaroi se një dokument i detyrueshëm për një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqja e armëve të rënda nga linja e kontaktit pritet të nënshkruhet gjatë këtyre diskutimeve në kryeqytetin bjellorus.