Putin, Hollande flasin për
fushatën ajrore në Siri

Putin, Hollande flasin për<br />fushatën ajrore në Siri
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe homologu i tij francez, Francois Hollande, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të martën dhe janë pajtuar që të thellojnë koordinimin e aksioneve të tyre ushtarake kundër terrorizmit në Siri, ka bërë të ditur Kremlini.

Kremlini po ashtu ka thënë se dy udhëheqësit do të takohen në Moskë më 26 nëntor, për të vazhduar konsultimet.

Franca ka intensifikuar sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri, pas sulmeve terroriste në Paris, më 13 nëntor.

Rusia është duke bombarduar nga ajri grupet rebele dhe militante në Siri nga 30 shtator.


Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit