
Presidenti rus Vladimir Putin tha se donte t'i kërkonte falje ish-kancelares gjermane Angela Merkel për praninë e qenit të tij Connie në një takim dypalësh në Sochi në vitin 2007, raportoi agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti.
"Nuk e dija se ajo kishte frikë nga qentë. Po ta kisha ditur, nuk do ta kisha bërë kurrë. Përkundrazi, doja të krijoja një atmosferë të relaksuar dhe të këndshme", tha Putin.
“I kërkova falje asaj dhe i thashë, 'Angela, më vjen keq, nuk e dija për këtë'. Përmes mediave i drejtohem sërish asaj dhe i them të lutem më fal, nuk doja të të bëja ndonjë dëm emocional. Përkundrazi, doja të krijoja një atmosferë të favorshme për bisedën tonë. Më falni“,- ka deklaruar Putin së fundmi, raporton Ria Novosti.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Putin: Trump inteligjent, do gjejë zgjidhje! Do parandalojmë Kievin të ketë armë bërthamore! Zelensky: Kërkon të zhbëjë përpjekjet për paqe









