Presidenti Vladimir Putin vizitoi këtë të enjte Bjollorusinë, ku u takua me presidentin Aleksandër Lukashenko. Pas një takimi me dyer të mbyllura, Putin dhe Lukashenko mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp, ku firmosën një marrëveshje që unifikonte reagimin e dy vendeve kundër NATO-s dhe BE-së në rast nevoje.

Në konferencën për shtyp Putin nuk kishte si t'i shpëtonte pyetjes për qëndrimn e tij lidhur me propozimin e SHBA-ve për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë; 

Fillimisht Putin falenderoi Trump për përkushtimin e tij në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, ndërsa tha se është dakord për një armëpushim me Kievin, po me kushtin që ky armëpushim të pasojë me një paqe të qëndrueshme.

"Ne jemi dakord të ndalim armiqësitë, por armëpushimi duhet të jetë i tillë që të çojë menjëherë në një paqe të qëndrueshme. Duhet të heqë shkaqet thelbësore të kësaj krize",- tha ai.

“Ka shumë pikëpyetje lidhur me armëpushimin”,- shtoi më tej presidenti rus.

“Armëpushimi është i drejtë, por shumë gjëra duhet të diskutohen. Kush do ta kontrollojë armëpushimin? Fronti është 2,000 kilometra i gjatë. Pse u duhen 30 ditë, për mobilizim apo për furnizimin me armë të Ukrainës?”,- deklaroi Putin.

Putin gjithashtu kujtoi vizitën e tij në Kursk dje, ku tha se "situata është plotësisht nën kontrollin tonë, dhe grupi që pushtoi territorin tonë është izoluar plotësisht."

Ai tha se trupat ukrainase nuk mund të dalin më nga zona, dhe ata do të duhet "të dorëzohen ose të vdesin."

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:39
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump

1741104501_volodymyrzelensky.jpg

Volodymyr Zelensky 

"Tani, kemi dëgjuar të gjithë nga Rusia fjalë shumë të parashikueshme dhe shumë manipulative nga ana e Putinit në përgjigje të idesë së heshtjes në front: në realitet, ai po përgatit një refuzim që tani," shkruan presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram.

"Putini, natyrisht, ka frikë t'i thotë drejtpërdrejt presidentit Trump se dëshiron të vazhdojë këtë luftë dhe se dëshiron të vrasë ukrainasit. Dhe pikërisht për këtë arsye, në Moskë po formulojnë idenë e heshtjes me premisa të tilla që asgjë të mos funksionojë, ose të mos funksionojë për sa më gjatë që të jetë e mundur."

"Putini e bën shpesh këtë: nuk thotë 'jo' drejtpërdrejt, por e bën në një mënyrë që në fakt vonon gjithçka dhe e bën të pamundura vendimet normale. Ne besojmë se e gjithë kjo nuk është gjë tjetër veçse një tjetër manipulim rus."