Miqësia midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe lideres së partisë franceze të ekstremit të djathtë Marine Le Pen po jep frytet e duhura.
Kështu është komentuar nga mediat botërore ndihma prej 9 milion eurosh që Kremlini ka vendosur t’i japë Frontit Nacional në Francë, si ndihmë për zgjedhjet e 2017-ës, në të cilën sipas sondazheve Le Pen mund të fitojë rreth 30% të votave.
Aktualisht vetëm një pjesë prej 2 milion eurosh ka mbërritur në Francë nëpërmjet një banke çeke, një institucion bankar në pronësinë e Roman Yabukovich Popov, person i afërt me presidentin Putin.
Mediat e huaja e lidhin këtë veprim me faktin që Le Pen është parë si një mbështetëse e fortë dhe që ushqen një ndjenjë admirimi për presidentin rus, Vladimir Putin. Ajo ka bërë disa udhëtime miqësie në Moskë dhe që kur nisi konflikti i Rusisë me Ukrainën, është shprehur kundër sanksioneve evropiane ndaj Moskës.
Ndërsa Putin përgëzoi Frontin Kombëtar për suksesin në zgjedhjet komunale të marsit të vitit të kaluar. Veprimi i fundit ka shkaktuar polemika të mëdha në Francë në lidhje me financimin e një partie nga një fuqi e jashtme, siç ndodhi me Partinë Komuniste të George Marchais, e cila u subvencionua nga Bashkimi Sovjetik.
Por, kjo është justifikuar nga Fronti Kombëtar të cilët thanë: “Më mirë një kredi nga një bankë ruse, se sa të marrim para nga Muhammar Gadaf, siç bëri Sarkozi”.
Gjithsesi duhet theksuar se politika zyrtare e Parisit është shumë kritike ndaj Kremlinit. Presidenti François Hollande ka refuzuar të respektojë një kontratë të nënshkruar më 2011-ën nga paraardhësi i tij, Nikolas Sarkozy duke mos i ofruar Rusisë 2 luftanije “Mistral”, prodhuar në kantieret franceze.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com