RUSI - Pas operacionit antiterrorizëm që ndërmorën trupat ukrainase në Sloviansk, ku 5 protestues pro-rusë humbën jetën, presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar duke paralajmëruar se, nëse Kievi përdor ushtrinë kundër popullit të tij, do të ketë pasoja, sepse kjo përbën një krim shumë serioz.
Në kundërpërgjigje të operacioneve të Kievit kundër separatistëve pro-rusë, Rusia ka urdhëruar stërvitje të reja ushtarake në kufirin e saj me Ukrainën.
Nga ana tjetër, Presidenti i përkohshëm ukrainas Oleksandër Turchinov i bëri thirrje Rusisë të tërheqë mbrapsht trupat e vendosura pranë kufirit ukrainas dhe të mos ndërhyjë më në çështjet e brendshme të Ukrainës. Ai tha se Ukraina nuk do të dorëzohet ndaj kërcënimeve të terroristëve, por do të ecë përpara duke marrë masat e nevojshme për të mbrojtur jetët e qytetarëve të saj.
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com