Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi të enjten se ai ka ndërhyrë personalisht në mënyrë që lideri opozitar rus, Aleksei Navalny të dërgohej në Gjermani për shërim, pasi ishte helmuar me agjentin nervor Noviçok, ku edhe theksoi se nëse autoritetet ruse do të donin vdekjen e tij nuk do të lejonin që ai të largohej nga vendi.
“Sapo bashkëshortja e tij mu adresua, menjëherë urdhërova prokurorin që të shihte nëse ishte e mundur që ai të largohej nga vendi për trajtime mjekësore. I kërkova Prokurorit të Përgjithshëm ta lejonte largimin e tij dhe ai u largua,” – tha Putin.
Navalny, një kritik i madh i Putinit dhe aktivist kundër korrupsionit, e ka fajësuar presidentin rus, se qëndron prapa helmimit të tij, një akuzë të cilën Kremlini e ka hedhur poshtë.
Autoritetet ruse po përballen me presionin për të nisur një hetim kriminal për rastin e helmimit të kryeopozitarit. Navalny ishte sëmurë gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë më 20 gusht. Avioni me të cilin ai po udhëtonte bëri një aterrim urgjent në qytetin siberian Omsk, ku Navalny u hospitalizua, përpara se autoritetet ruse ta lejonin që ai të dërgohej për shërim në Gjermani. Ai qëndroi për 18 ditë në koma dhe për dhjetëra të tjerë në reanimacion.
Bashkimi Evropian dhe Britania kanë marrë sanksione ndaj gjashtë zyrtarë rusë, që besohet se janë përgjegjës për vrasjen e ngelur në tentativë të Navalny-s.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
Mark Rutte: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të sillte pasoja të mëdha për NATO-n
23 Janar, 12:07
-
A mund të bëjë Trump marrëveshje me Putinin dhe ta vërë Ukrainën para aktit të kryer?
23 Janar, 08:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Zaporizhia, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur, mes tyre një vajzë vetëm dy muajshe
23 Janar, 07:53
-
Anija ruse hyn në ujërat britanike, sekretari Mbrojtjes paralajmëron Putin: Ne ju shohim dhe e dimë se çfarë po bëni
22 Janar, 18:56
-
Trump paralajmëron sërish Putinin: Nëse s'ka një marrëveshje për Ukrainën së shpejti, do shtoj tarifat e sanksionet mbi gjithçka që shitet nga Rusia në SHBA
22 Janar, 17:47
-
Zv.kryeministrja në Kiev: Rusia ka sulmuar objektet energjetike të Ukrainës 1200 herë
22 Janar, 13:42