Putin mbështet Serbinë në skenën ndërkombëtare: Respektojmë çështjet kyçe për bashkëpunim

Putin mbështet Serbinë në skenën ndërkombëtare: Respektojmë çështjet kyçe për bashkëpunim

Putin dhe Vuçiç

“Përmes kornizës së ligjit ndërkombëtar, duke u mbështetur mbi të gjitha në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje gjithëpërfshirëse për miqtë tanë serbë që të ruajnë të drejtat legjitime dhe interesat e Serbisë, duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit”, tha Putin më 20 shtator në Moskë gjatë pranimit të kredencialeve të 20 ambasadorëve, përfshirë edhe të ambasadorit serb, Momçilo Babiq, raporton Beta.

Simboli Z, i cili përdoret për të treguar mbështetje për pushtimin rus të Ukrainës, shihet në Mitrovicën e Veriut.

Siç u tha në ueb-faqen e Kremlinit, Putin tha se Rusia dhe Serbia janë të lidhura përmes raporteve të partneritetit strategjik që bazohen në traditë të miqësisë, kulturës, afërsisë shpirtërore dhe historike të dy shteteve. Aty po ashtu u tha se Moska do të vazhdojë ta thellojë këtë bashkëpunim.

“Me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë takimeve personale dhe bisedave telefonike, ne rregullisht diskutojmë për çështjet kyçe për të zhvilluar më tej bashkëpunimin. Ne vlerësojmë dëshirën e miqve tanë serbë për të ndjekur një kurs të pavarur në skenën ndërkombëtare dhe ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të thelluar dialogun politik, për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, tregtisë, shkencës, teknologjisë, kulturës dhe në sferat humanitare”, tha Putin, raporton Beta.

Pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, Bashkimi Evropian vendosi një sërë sanksionesh ndaj Rusisë. Serbia dënoi pushtimin, por nuk vendosi sanksione ndaj Moskës.

Serbia dhe Rusia tradicionalisht kanë mbajtur raporte të ngushta dypalëshe. Serbia varet nga mbështetja ruse kur bëhet fjalë për pengimin që Kosova të bëhet pjesë e institucioneve ndërkombëtare. Po ashtu, në Serbi, gjiganti rus i energjisë, Gazprom, ka krijuar monopol./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Juventus rigjen shkëlqimin, Koopmeiners dhe Gonzales supergola! Sonte dy sfida për 1/8 e Kupës (VIDEO)

Juventus rigjen shkëlqimin, Koopmeiners dhe Gonzales supergola! Sonte dy sfida për 1/8 e Kupës (VIDEO)