Ushtria ruse po përballet me një sulm në rritje në territorin e kontestuar të Krimesë pasi Ukraina po bombardon bazat në zonë. Zyrtarët perëndimorë kanë pohuar se sulmet ukrainase kanë një ndikim të madh psikologjik në trupat ruse. Kjo vjen pasi sulmet e Ukrainës shkatërruan të paktën tetë avionë luftarakë rusë në fillim të këtij muaji. Shumë ekspertë ushtarakë kanë argumentuar gjatë gjithë konfliktit se forcat e Moskës nuk kanë arritur atë që prisnin në Ukrainë.
Por gjenerali Richard Sheriff kohët e fundit pohoi se kjo nuk mund ta ndalojë presidentin rus Vladimir Putin të synojë vendet e tjera në Evropën Lindore.
Ai ka deklaruar se vizioni afatgjatë i liderit rus, do të përfshijë në luftë edhe të tjera shtete.
'Duke u përpjekur të mendoj si ai, ka sens që trupat ruse të sulmojnë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Kazakistanin. Vizioni i tij afatgjatë është të rivendosë një perandori ruse dhe kjo do të thotë jo vetëm heqja e Ukrainës nga harta në mënyrë efektive, por edhe përfshirja e katër republikave të tjera sovjetike. Moldavia në mënyrë specifike, por edhe Gjeorgjinë."
Gjenerali Shirref u pyet më pas nëse Rusia mund ta merrte Moldavinë në një mënyrë më të qetë, duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat janë përballur trupat e Moskës në Ukrainë.
“Nëse je Putini, nuk të duhet shumë për të pushtuar Moldavinë. Kjo pasi ky shtet është i vogël dhe për ta marrë në zotërim, duhet një numër shumë më i vogël trupash dhe mjetesh. Megjithatë duke pasur parasysh situatën në të cilët ndodhet lideri rus, edhe Moldavia mund të jetë jashtë mundësive të tij reale. Trupat ruse nuk kanëbërë praktikisht asnjë përparim në dy muajt e fundit, ndërsa ukrainasit po u kundërvihen me mjaft sukses, linjat e tij të furnizimit dhe fuqia ushtarake, referuar ushtarëve, është goditur bindshëm”, tha ai.
Mediat britanike bëjnë me dije se është pikërisht rajoni i Transnistrisë, një shtet i vogël në lindje të Moldavisë, ai që mund t’i bashkohet Rusisë. Madje Moska ka dërguar atje 1500 ushtarë, të cilët Kremlini e quan “forcë paqeruajtëse”.
Lajmi kryesor: