Lufta në Ukrainë, Zelensky paralajmëron mundësinë e sulmeve serioze nga rusët

 “Rusia nuk sheh asnjë mundësi për një zgjidhje diplomatike të luftës në Ukrainë dhe është gati për një konflikt afatgjatë”. Deklarata e fortë dhe aspak shpresëdhënëse për konfliktin Ukrainë Rusi, u bë nga ambasadori rus në kombet e bashkuara Gennadj Gatilov në një intervistë për ‘Financial Times’  “Për momentin nuk shoh asnjë mundësi për kontakte diplomatike dhe sa më shumë të zgjasë konflikti, aq më e vështirë do të jetë të kemi një zgjidhje diplomatike”, tha. Gatilov. Ai akuzoi OKB-në se është zhytur në "politizim", ndërsa lufta ka dobësuar autoritetin dhe rolin e saj ndërmjetësues.

Ndërkaq në ditën e flamurit, presidenti Putin ka deklaruar se Rusia është një fuqi e pavarur botërore, duke nënvizuar se  jemi të vendosur të ndjekim në arenën ndërkombëtare vetëm politikën që plotëson interesat themelore të vendit. Ukraina nga ana tjetër në prag të ditës së pavarësisë në 24 gusht, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin tubimet masive dhe të mos injorojnë alarmet e për sulme kundërajrore. Nga luftimet e fundit në rajonin e Donetskut raportohet se kanë humbur jetën 2 persona. Kievi ka akuzuar Rusinë se po përgatit fëmijët për luftë në pjesët e pushtuara të rajonit Lugansk të Ukrainës

Ndërkohë Kievi dyshon se trupat ruse mund të përgatisin një provokim Kiev, rusët mendojnë për zjarr për provokim nëtermocentralin bërthamor të  Zaporizhzhias. Sipas inteligjencës ukrainase në Zaporizhzhia rusët, në kundërshtim me rregullat e sigurisë, kanë vendosur sasi të konsiderueshme karburanti automobilistik në të gjithë zonën e stacionit, ç’ka mund të shërbejë për të provokuar vënien e zjarrit.  Sa i takon atentatit ndaj gazetares dhe politologes Daria Dugina, policia ruse ka bërë të diturse lënda eksplozive e vendosur në automjet është shpërthyer me telekomandë në distancë. Agjencia ruse e lajmeve Tass ka bërë të ditur se makina e 30 vjeçares, vajza e mikut të ngushtë të presidentit Putin, është ruajtur dhe lëvizjet e saj janë kontrolluar. Hetimet për zbardhjen e atentatit vijonë, por nuk janë bërë të ditur detaje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:53
BE-ja shqyrton mundësinë e trajnimit të forcave ukrainase, Borrell: Është një mision i madh!

1648648906_borrell.jpg

Bashkimi Evropian do të diskutojë rreth nisjes së një programi të madh trajnues për forcat ukrainase në shtetet fqinje, tha shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Gjatë një konference për mediat më 22 gusht në Santander të Spanjës, Borrell tha se për këtë temë do të diskutohet javën e ardhshme gjatë takimit në Pragë të ministrave të Mbrojtjes së BE-së.

“Natyrisht se do të ishte një mision i madh. Çdo mision duhet të jetë i përgatitur” për të trajnuar forcat ukrainase për luftë Duket e arsyeshme, duke pasur parasysh se lufta po zgjat, që duhet një përpjekje tjetër përveç ndihmës me materiale Për këtë po diskutohet midis shteteve anëtare dhe do të bisedohet për këtë temë edhe në nivelin politik javën e ardhshme”, u shpreh Borrell.

Qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, SHBA-ja dhe shtetet e tjera, përfshirë edhe ato evropiane, i kanë ofruar ndihmë ushtarake forcave ukrainase që kanë ndihmuar forcat ukrainase që të ngadalësojnë – por jo të ndalin – përparimin e forcave ruse në lindje të Ukrainës dhe përgjatë brigjeve të Detit të Zi.

Ora 10:44
Kancelari gjerman: Putini e filloi luftën për arsye 'plotësisht absurde'

Kancelari Olaf Scholz tha se presidenti rus Vladimir Putin e filloi luftën me synimin për të "pushtuar" Ukrainën. Scholzi tha se NATO-ja nuk ka qenë kurrë një kërcënim për Rusinë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz e ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se e nisi sulmin ndaj Ukrainës për arsye "krejtësisht absurde". "NATO-ja nuk ka qenë kurrë kërcënim për Rusinë," tha ai të dielën në Berlin gjatë një dialogu publik me rastin e ditës së dyerve të hapura të qeverisë federale.

Për vite me radhë, Moska e ka akuzuar NATO-n për rritjen e zgjerimit të saj drejt lindjes në dëm të interesave të Rusisë. Sipas Scholzit, në bisedimet përpara se të niste lufta në shkurt, ai e siguroi Putinin se Ukraina nuk do të anëtarësohej në NATO "në 30 vitet e ardhshme". Megjithatë, Putini kishte ide "plotësisht absurde", tha Scholzi. Presidenti rus i kishte thënë, për shembull, se Bjellorusia dhe Ukraina nuk duhet të jenë shtete të pavarura.

Scholzi dënon imperializmin e Putinit

Olaf Scholzi është i sigurt se Vladimir Putini e kishte planifikuar këtë luftë shumë kohë përpara se të fillonte pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt. "Është një luftë që Putini, Rusia, e filloi, qartësisht me qëllimin për të pushtuar vendin fqinj. Unë mendoj se ky ishte qëllimi fillestar", tha Scholz ndërsa krahasonte veprimet e Rusisë në ditët e para të imperializmit.

Rusia aktualisht është e preokupuar me fitimin e territorit në Ukrainën lindore, por nuk është e sigurt se do të mbetet kështu, tha kancelari, dhe për këtë arsye dorëzimi nuk është një strategji e arsyeshme. "Putini në fakt pati idenë që të rrëshkiste një laps kimik mbi peizazhin evropian për të thënë më pas: "Kjo është e imja dhe kjo është e jotja”, tha Scholz-i, duke shtuar se Gjermania nuk mund ta pranojë këtë.

Scholzi mbron dërgesat e armëve në Ukrainë

Në përgjigje të ish-gjeneralit të Bundeswehr-it, Klaus Wittmann, i cili pyeti pse Gjermania nuk e furnizonte Ukrainën me transportues të blinduar, Scholzi renditi dërgesat e armëve të llojeve të tjera që tashmë kanë ndodhur dhe që janë ende të planifikuara.

"Gjermania po furnizon me shumë armë" dhe "ndërkohë po furnizon pajisjet më moderne dhe më efikase", theksoi Scholz. Por e gjitha ka të bëjë edhe me "sigurinë që të mos ketë përshkallëzim të luftës”.

Scholz iu referua dërgesave të tankeve anti-ajrore Gepard, obusëve të blinduar 2000 dhe raketave të shumta, dërgesave të planifikuara të sistemit të mbrojtjes ajrore Iris-T dhe radarit të artilerisë Cobra. "Ata do të mbërrijnë së shpejti," siguroi ai. Gjermania do të vazhdojë t'i japë Ukrainës "atë që i nevojitet për mbrojtjen e saj", tha kancelari gjerman./DW

 

Ora 10:28
Ambasadori rus në OKB: Moska nuk sheh asnjë mundësi për një zgjidhje diplomatike të luftës në Ukrainë

"Rusia nuk sheh asnjë mundësi për një zgjidhje diplomatike të luftës në Ukrainë dhe është e gatshme për një konflikt afatgjatë", kjo ishte deklarata e fortë për "Financial Times" nga ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Gennadj Gatilov.

“Për momentin nuk shoh asnjë mundësi për kontakte diplomatike dhe sa më gjatë të zgjasë konflikti, aq më e vështirë do të jetë të kemi një zgjidhje diplomatike”, tha Gatilov, sipas të cilit OKB-ja është zhytur në "politizim", dhe lufta ka dobësuar autoritetin e saj dhe ka dobësuar funksionin e saj si dhomë ndërmjetësimi.

“Ne nuk kemi asnjë kontakt me delegacionet perëndimore,” tha ai për punën e tij të përditshme në Gjenevë.

“Në anën e protokollit ne nuk e shohim njëri-tjetrin. . . Privatisht nuk kemi asnjë kontakt, për fat të keq. . .ne thjesht nuk flasim me njëri-tjetrin.”, shtoi ai.

 

Ora 08:56
Putin me ‘sytë’ nga fqinji i Ukrainës për pushtimin e ardhshëm, eksperti paralajmëron: Kërcënimi ekziston

Ushtria ruse po përballet me një sulm në rritje në territorin e kontestuar të Krimesë pasi Ukraina po bombardon bazat në zonë. Zyrtarët perëndimorë kanë pohuar se sulmet ukrainase kanë një ndikim të madh psikologjik në trupat ruse. Kjo vjen pasi sulmet e Ukrainës shkatërruan të paktën tetë avionë luftarakë rusë në fillim të këtij muaji. Shumë ekspertë ushtarakë kanë argumentuar gjatë gjithë konfliktit se forcat e Moskës nuk kanë arritur atë që prisnin në Ukrainë.

Por gjenerali Richard Sheriff kohët e fundit pohoi se kjo nuk mund ta ndalojë presidentin rus Vladimir Putin të synojë vendet e tjera në Evropën Lindore.

Ai ka deklaruar se vizioni afatgjatë i liderit rus, do të përfshijë në luftë edhe të tjera shtete.

'Duke u përpjekur të mendoj si ai, ka sens që trupat ruse të sulmojnë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Kazakistanin. Vizioni i tij afatgjatë është të rivendosë një perandori ruse dhe kjo do të thotë jo vetëm heqja e Ukrainës nga harta në mënyrë efektive, por edhe përfshirja e katër republikave të tjera sovjetike. Moldavia në mënyrë specifike, por edhe Gjeorgjinë."

Gjenerali Shirref u pyet më pas nëse Rusia mund ta merrte Moldavinë në një mënyrë më të qetë, duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat janë përballur trupat e Moskës në Ukrainë.

“Nëse je Putini, nuk të duhet shumë për të pushtuar Moldavinë. Kjo pasi ky shtet është i vogël dhe për ta marrë në zotërim, duhet një numër shumë më i vogël trupash dhe mjetesh. Megjithatë duke pasur parasysh situatën në të cilët ndodhet lideri rus, edhe Moldavia mund të jetë jashtë mundësive të tij reale. Trupat ruse nuk kanëbërë praktikisht asnjë përparim në dy muajt e fundit, ndërsa ukrainasit po u kundërvihen me mjaft sukses, linjat e tij të furnizimit dhe fuqia ushtarake, referuar ushtarëve, është goditur bindshëm”, tha ai.

Mediat britanike bëjnë me dije se është pikërisht rajoni i Transnistrisë, një shtet i vogël në lindje të Moldavisë, ai që mund t’i bashkohet Rusisë. Madje Moska ka dërguar atje 1500 ushtarë, të cilët Kremlini e quan “forcë paqeruajtëse”.

D.GJ/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 22/08/2022 11:38

    Perse Nato do te shkoje ne kufi te Rusise kur ska qellime te izoloje shtetin Rus ? Marveshjet e viteve 90 qe u bene per vendet e ish Bashkimit Sovjetik qe nuk do te benin pjese ne asnje lloj aleance dhe duhet te ishin vende neutral perse amerika me europen i shkelen dhe tani thone qe fajin e ka Rusia se do te pushtoje Ukrainen qe ne fakt eshte provokimi i vendeve perendimore . Nato ose me sakte amerika eshte pergjegjese e te gjitha luftrave dhe krimeve ne bote dhe per kete Okb nuk ben asgje , kjo eshte e verteta dhe jo ajo qe propagandojne perendimoret vk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!