Putin mori mandatin e pestë, Blinken: Zgjedhje shtypëse! Yulia Navalnaya: Ai nuk është presidenti i Rusisë

Putin mori mandatin e pestë, Blinken: Zgjedhje shtypëse! Yulia Navalnaya: Ai nuk është presidenti i Rusisë

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken

Vladimir Putin festoi me mbështetësit në Moskë, fitoren e mandatit të pestë në krye të Kremlinit. Ai premtoi se Rusia do të kthehet në kufijtë e vitit 1945.

Zgjedhjet në Rusi patën kritika se nuk ishin ‘as të lira dhe as të ndershme’. Bashkëshortja e ish-liderit opozitar rus Alexei Navalny u shpreh në rrjete sociale se Putin nuk është presidenti legjitim i Rusisë. Yulia Navalnaya u kërkoi kancelarive perëndimore të mos e njohin Putinin si president.

Ndërkohë një reagim për zgjedhjet presidenciale në Rusi ka ardhur edhe nga sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken i cili u shpreh se Putin i privoi rusët nga zgjedhjet e lira.

‘Kremlini u ka mohuar qytetarëve të tij një proces demokratik transparent dhe të lirë’, tha Blinken.

‘Ato u zhvilluan në një kontekst të shtypjes intensive të zërave të pavarur opozitarë dhe të burgosjes, vdekjes apo internimit të gjithë opozitës së vërtetë politike’, shtoi sekretari amerikan.

Më tej ai vijoi se, pozicioni i SHBA është për një të ardhme të mirë për Rusinë.

Putin pas fitores deklaroi përpara popullit të tij se tashmë janë më të konsoliduar, por një konflikt i mundshëm me NATO-n nuk përjashtohet dhe se kjo do të sillte pashmangshmërisht Luftën e Tretë Botërore.

Ditën e sotme, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell u shpreh se lufta në Ukrainë do të vendoset këtë verë.

‘Kjo verë do të jetë kritike’, thotë ai.

Autoritetet ruse në zonën kufitare Belgorod kanë evakuuar 9000 fëmijë pas sulmeve të vazhdueshme ukrainase. Vetëm fundjavën e shkuar u vranë 16 persona dhe 98 u plagosën në një kohë kur po zhvilloheshin edhe zgjedhjet presidenciale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:58
Vizitoi varrin e Navalnyt, gazetarja ruse futet në burg

1710860356_varriinavalnyt.JPG

Një gazetare në Rusi është vënë në masën e arrestit në burg pasi vizitoi varrin e Aleksei Navalnyt. Antonina Favoskaya së bashku me dy kolegë vendosi kurora me lule tek varri i ish-liderit opozitar rus dhe bëri disa foto.

Më pas ata u ndaluan nga policia me 17 mars në një lokal për t’u identifikuar.

Dy koleget u liruan, por Favorskaya refuzoi të tregonte dokumentet dhe u shoqërua nga policia. Më pas gjykata vendosi burgosjen e saj me 10 ditë. 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë