Udhëheqësi kinez Xi Jinping priti Presidentin rus Vladimir PutinPekin në një takim që synonte të riafirmonte lidhjet mes dy vendeve. Ky takim vjen vetëm disa ditë pas vizitës të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Kinë.

Xi e priti Putinin me një ceremoni në Sallën e Madhe të Popullit. Të dy delegacionet më vonë zhvilluan bisedime dypalëshe, të cilat u pasuan nga një ceremoni për nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit.

Gjatë këtyre bisedimeve Putin tha se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Kinës kanë arritur "një nivel të paparë".

Xi e cilësoi Putin si një “mik të vjetër” teksa shtoi se lidhjet e tyre si “të palëkundura”.

Udhëheqësit rusë dhe kinezë do të diskutojnë për energjinë dhe sigurinë. Të dyja palët ranë dakord të zgjerojnë një traktat miqësie të nënshkruar për herë të parë në vitin 2001, raportoi media shtetërore kineze.

Ndërkohë Putin e ka ftuar gjithashtu Xi-në të vizitojë Rusinë vitin e ardhshëm, duke shtuar se marrëdhëniet midis Pekinit dhe Moskës po "ndihmojnë stabilitetin global". Xi vizitoi Rusinë për herë të fundit në maj të vitit të kaluar.

Analistët vlerësojnë se Kina mbetet partnerja kryesore që i nevojitet Rusisë, sidomos për shkak të fuqisë ekonomike dhe ndikimit diplomatik që Pekini ka në arenën ndërkombëtare.