
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që lejon mobilizimin e njerëzve që kanë kryer krime të rënda, raporton agjencia e lajmeve RIA.
Ligji përjashton ata të dënuar për abuzim seksual të fëmijëve, tradhti, spiunazh ose terrorizëm, raporton RIA.
Përjashtohen gjithashtu ata që janë dënuar për tentativë vrasjeje të një zyrtari qeveritar, aktivitet ekstremist dhe trajtim të paligjshëm të materialeve bërthamore dhe substancave radioaktive.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Scholz-presidentit kinez: Përdor ndikimin tënd mbi Rusinë! Putin nënshkruan ligjin që lejon mobilizimin e kriminelëve











