MOSKE- Presidenti rus Vladimir Putin është takuar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu për të diskutuar mbi krizën siriane.
Bisedimet mes dy liderëve janë përqendruar tek çështja e refugjatëve, si dhe për t’i dhënë fund konfliktit të përgjakshëm që ka gllabëruar vendin, që pas nisjes së kryengritjes kundër presidentit Bashar al Assad në 2011-n.
Mësohet se Netanyahu ka shtruar edhe çështjen e planeve të Moskës që Sirisë do t’i shesë bateritë anti-raketore të avancuara S-300.
Kohët e fundit Izraeli ka shfaqur shqetësimin e tij se “Rusia mund të ndihmojë presidentin sirian Bashar al-Asad me një sistem të avancuar për mbrojtjen e hapësirës ajrore”.
Por, Kremlini zyrtar tha se ka lënë të hapur mundësinë që ajo mund të dorëzojë bateritë S-300 sipas një kontrate blerje ekzistuese.
Kryeministri izraelit theksoi se “paqja në rajon është shumë e rëndësishme dhe se gjithë së bashku duhet të punojmë për stabilizimin e saj”.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com