Pas njohjes së pavarësisë nga Rusia të dy rajoneve pro-Moskës në Ukrainës lindore dhe dërgimit të truoave ruse atje me pretekstin "për të ruajtur paqen" , presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua kombit mëngjesin e së martës duke thënë se "ne nuk i detyrohemi askujt dhe nuk do t'i japim asgjë askujt" pas veprimeve të fundit të Rusisë.
“Ne jemi në tokën tonë, nuk kemi frikë nga asgjë dhe askush, nuk i kemi borxh askujt dhe nuk do t'i japim asgjë askujt. Dhe ne jemi të sigurt për këtë”, tha Zelensky duke shtuar se masa e marrë nga Rusia ishte një shkelje e “integritetit dhe sovranitetit kombëtar të Ukrainës”.
Zelensky shtoi se kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës do të "mbesin të tillë" pavarësisht "deklaratave dhe kërcënimeve" të Rusisë dhe ai tha se Ukraina mbështetet në "hapat e qartë dhe efektiv" nga mbështetësit e saj ndërkombëtarë.
Zelensky paralajmëroi se lëvizja e fundit e Putinit minoi negociatat aktuale "paqësore" dhe "mund të nënkuptojë një dalje të njëanshme të Federatës Ruse nga Marrëveshja e Minskut dhe injorim të marrëveshjes së Normandisë". Zelensky përsëriti se Ukraina dëshironte "paqe" megjithëse ishte përgatitur për një akt agresioni rus për një "kohë të gjatë".
Me veprimin e fundit të Rusisë, presidenti i SHBA-së Joe Biden do të vendosë sanksione të reja mbi tregtinë dhe financimin në dy territoret pro-Moskës në Ukrainë. Biden do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që do të "ndalonte investimet e reja, tregtinë dhe financimin e personave amerikanë për, nga ose në të ashtuquajturat rajone DNR dhe LNR të Ukrainës".
Urdhri ekzekutiv i Biden do të lejojë gjithashtu SHBA-në të vendosë sanksione ndaj kujtdo që vepron në ato zona. Dhe Shtëpia e Bardhë tha se "së shpejti do të shpallë masa shtesë në lidhje me shkeljen flagrante të sotme të angazhimeve ndërkombëtare të Rusisë".
Putin nënshkroi dekretet për njohjen e Republikës Popullore të Donetskut dhe Republikës Popullore të Luhanskut të hënën në një ceremoni të transmetuar në televizionin shtetëror.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka urdhëruar ushtrinë dhe policinë që të jenë në gjendje gatishmërie të lartë pas ngjarjeve në Ukrainë. Ai tha në një interviste televizive, se ka lëshuar një urdhër për ushtrinë dhe një kërkesë për policinë që të përgatitet në mënyrën më të mirë në çdo kohë, për të vazhduar investimet në pajisje dhe armatim.
Ai tha se angazhimi i Serbisë për paqen duhet të jetë i fortë dhe forca parandaluese edhe më e fortë.
"Askush nuk mund të parashikojë se si do të sillet dikush. Për sa na përket neve, angazhimi ynë për paqen duhet të jetë i vendosur. Si komandant i përgjithshëm, unë kam dhënë urdhër në çdo kohë që të jemi të përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme. Në kuptimin politik, ne duhet të punojmë shumë. Paqja nuk është më diçka e nënkuptuar. Prandaj duhet të punojmë shumë për të garantuar sigurinë", tha Vuçiç.
Serbia do të përballet me presion të paprecedentë politik pas vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për të njohur dy republikat e vetëshpallura në Ukrainën lindore, tha të hënën presidenti Aleksandar Vuçiç.
Vuçiç tha se pas nënshkrimit të dekretit nga Putini për njohjen e Republikave Popullore të vetëshpallura Luhansk dhe Donetsk, siguria në botë po ‘shembet’.
"Unë mendoj se rendi botëror po ndryshon në këtë mënyrë" tha ai. Vuçiç tha se ishte i shqetësuar dhe pozicioni i Serbisë nuk është i lehtë.
''Tani ka shumë sfida të natyrës politike, të sigurisë dhe ekonomike. Presionet politike do të jenë më të mëdha se kurrë. Vetëm në tre ditët e fundit ajo që kam përjetuar vërteton fjalët e mia. Kam kaluar nëpër presione të ndryshme, por ajo që kam përjetuar në tre ditët e mëparshme dhe ajo që vijon, thjesht nuk do të jetë aspak e lehtë”, tha ai.
Si duket putini po i merr territoret ku jetojn ruset me shumic Por do jet problem sikur ai te kerkoj ato territore qe cari i la ne kumar
Përgjigju