Putin njofton intensifikimin e sulmeve në Siri pas atentatit kundër avionit rus

/ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Vladimir Putin premtoi se do të gjente dhe do të dënonte përgjegjësit e atentatit që shkaktoi rrëzimin e avionit A321 në Sinai më 31 tetor, marrë përsipër që prej ditëve të para nga organizata e Shtetit Islmaik.
"Lotët tanë nuk do të thahen. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Por kjo nuk do të na pengojë të gjejmë dhe të dënojmë kriminelët", deklaroi Putin.
"Ne duhet ta bëjmë sa më shpejt, të gjejmë identitetin e tyre. (...) Ne do t'i gjejmë në kudo që të ndodhen dhe do t'i dënojmë", shtoi ai gjatë një takimi në Kremlin me zyrtarët e lartë ushtarak dhe shërbimeve sekrete si dhe shefin e diplomacisë, Serguei Lavrov.
Aviacioni rus do të intensifikojë sulmet në Siri pas atentatit kundër avionit rus që shkaktoi të paktën 224 të vdekur më 31 tetor", njoftoi sot presidenti rus, Vladimir Putin.
"Aksioni ushtarak i aviacionit tonë në Siri duhet jo vetëm të vazhdojë, pir gjithashtu të intensifikohet që kriminelët të marrin parasysh që dënimi është i pashmangshëm", deklaroi presidenti rus.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…