Putin njofton ndërtimin e më shumë nëndetëseve bërthamore

Putin njofton ndërtimin e më shumë nëndetëseve bërthamore

Vladimir Putin

Vladimir Putin këtë të hënë ka njoftuar se Rusia po planifikon të rrisë flotën e saj të nëndetëseve strategjike, që do shërbejnë për të nisur sulme me armë bërthamore.

Lajmin e dha gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit për dy nëndetëset e reja në Severodvinsk, “Emperor Alexander III” dhe “Krasnoyarsk”, të cilat së shpejti do t’i bashkohen flotës ruse të Paqësorit.

Në të njëjtin kantier detar, që ndodhet rreth 1000 kilometra në veri të Moskës, në vitet e ardhshme do të ndërtohen edhe tre nëndetëse strategjike.

E kësaj klase është nëndetësja “Emperor Alexander III”, e cila është 140 metra e gjatë dhe e aftë të mbajë raketa balistike ndërkontinentale SS-N-32 Bulava.

Sipas të dhënave, Rusia ka flotën e dytë më të madhe të nëndetëseve (70) në botë pas Kinës që ka 78.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë