Putin nuk e përjashton mundësinë e sulmit në Ukrainë: Do t'i përgjigjemi çdo hapi armiqësor

Putin nuk e përjashton mundësinë e sulmit në Ukrainë: Do t'i përgjigjemi çdo hapi armiqësor

Vladimir Putin

Presidenti Rus Vladimir Putin ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia e një sulmi ushtarak ndaj Ukrainës nëse NATO pranon të anëtarësojë këtë vend.

“Nëse kolegët tanë perëndimorë veprojnë me një qasje agresive, do të ndërmerren veprime ushtarake. Kemi të drejtën e plotë t’i përgjigjemi çfarëdolloj hapi armiqësor” - deklaron Putin.

Siç ka bërë gjithmonë për të justifikuar veprimet e njëanshme me Ukrainën, shefi i Kremlinit solli sërish në vëmendje bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi.

“Dua t’ju kujtoj atë çfarë bënë Shtetet e Bashkuara vite më parë për mbrojtjen e sigurisë së tyre edhe pse me mijëra kilometra larg territorit kombëtar. Bombarduan Jugosllavinë. A u vunë sanksione nga Këshilli i Sigurimit? Ku janë Shtetet e Bashkuara ku është Jugosllavia? Ky vend kishte pa dyshim konflikte të brendshme, por kush ua dha të drejtën të sulmojnë e bombardojnë?” – shprehet Putin.

Megjithatë, bombardimet nën komandën e amerikanëve në vitin 1999, u dhanë fund një herë e mirë masakrave të ushtrisë serbe ndaj civilëve në Kosovë dhe territoret e ish-Jugosllavisë. Ndërsa Putin kërkon të shtypë me ushtri vullnetin e lirë të popullit ukrainas për të vulosur orientimin perëndimor.

Polonia dhe Lituania iu bashkuan Ukrainës të hënën për të kërkuar sanksione më të forta perëndimore kundër Moskës në mes të një grumbullimi të trupave ruse pranë kufirit ukrainas që ka nxitur frikën e një pushtimi.

Zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara thonë se Rusia ka grumbulluar 70,000 trupa pranë kufirit të saj me Ukrainën dhe po përgatitet për një pushtim të mundshëm në fillim të vitit të ardhshëm.

Moska ka kërkuar që NATO të mohojë anëtarësimin e Ukrainës dhe vendeve të tjera ish-sovjetike dhe të heqë dislokimet ushtarake të aleancës në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Presidenti polak Andrzej Duda dhe presidenti lituanez Gitanas Nauseda u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Huta në malet Karpate të Ukrainës perëndimore në një shfaqje mbështetjeje përballë një grumbullimi të trupave ruse.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)