Putin paralajmëron se Rusia mund të sigurojë armë për të goditur Perëndimin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se Moska mund të armatosë vendet me synimin për të sulmuar objektivat perëndimore.

 Sipas BBC Putin bëri këtë deklaratë duke kritikuar edhe dërgimin e armëve me rreze të gjatë veprimi nga Perëndimi në Ukrainë.

Disa vende, përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë dhënë Ukrainës dritën jeshile për të goditur objektivat brenda Rusisë.

Një veprim i tillë mund të çojë në "probleme shumë serioze", tha Putin për gazetarët.

“Nëse dikush mendon se është e mundur furnizimi me armë të tilla në një zonë lufte për të sulmuar territorin tonë dhe për të krijuar probleme për ne, pse nuk kemi të drejtë të bëjmë të njëjtën gjë" tha presidenti rus.

"Do të thotë, përgjigja mund të jetë asimetrike. Ne do të mendojmë për këtë."

Ai nuk e specifikoi se cilat vende mund t'i furnizojë Moska me armë.

Nga ana tjetër Putin veçoi Gjermaninë, e cila kohët e fundit i tha Ukrainës se ishte e lirë të godiste objektivat brenda Rusisë me armë me rreze të gjatë të prodhimit gjerman.

“Kur ata thonë se do të ketë më shumë raketa që do të godasin objektivat në territorin rus, kjo shkatërron përfundimisht marrëdhëniet ruso-gjermane”, theksoi Putin.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

'Cirku' me pacientët tek Onkologjiku/ Alimehmeti në 'Përballje': Është vetëm një episod, kjo dramë ka dhe aktorë të tjerë

'Cirku' me pacientët tek Onkologjiku/ Alimehmeti në 'Përballje': Është vetëm një episod, kjo dramë ka dhe aktorë të tjerë