
Presidenti rus Vladimir Putin i ka cilësuar “një tragjedi” për ukrainasit zhvillimet e luftimeve në terren, duke thënë se ato janë rezultat i “politikave kriminale” të “hajdutëve” që janë në pushtet në Kiev.
“Kjo është një tragjedi për popullin ukrainas, e lidhur me politikat kriminale të kësaj hunte hajdutësh që ka marrë pushtetin në Kiev”, tha Putin, i cituar nga agjencia Ria Novosti, ndërsa vizitonte një postë komanduese të trupave ruse të angazhuara në konflikt.
Gjatë vizitës, drejtuesit e lartë ushtarakë deklaruan se trupat e Moskës kanë pushtuar qytetet strategjike të Pokrovskut, në rajonin e Donetskut, dhe të Volchanskut, në atë të Kharkivit, dhe se vazhdojnë të avancojnë në drejtime të tjera, përfshirë rajonin e Zaporizhias.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Macron priti Zelenskyn në Paris, presidenti ukrainas: Moska nuk duhet të shpërblehet! Witkoff takohet nesër me Putinin










