Putin pro paqeruajtësve për sigurinë 
e OSBE në lindje të Ukrainës

Presidenti rus, Putin u shpreh pro dislokimit të forcave paqeruajtëse për të siguruar mbrojtjen e vëzhguesve të OSBE-së në lindje të Ukrainës.
 
“E konsideroj si mjaft të përshtatshme praninë e forcave paqeruajtëse, apo më konkretisht të personave që do të mundësojnë sigurinë e misionit të OSBE-së duke mos e konsideruar aspak të gabuar”, u shpreh Putin gjatë një konference për shtyp. 
 
“Përkundrazi, mendoj se ky mision do të jetë i dobishëm për zgjidhjen e problemit në juglindje të Ukrainës”, theksoi ai.
 
Putin i kërkoi Ministrisë së Punëve të Jashtme për të paraqitur një rezolutë për këtë çështje në OKB dhe saktësoi se ky kontigjent i forcave duhet të ketë kryesisht si mision “sigurinë” e vëzhguesve të OSBE-së dhe do të dislokohet vetëm në zonat ndarëse mes rebelëve dhe forcave të ushtrisë.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës