Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia nuk duhet të fajësohet për sulmet në maratonën e Bostonit pasi edhe ajo është viktimë e terrorizmit ndërkombëtar.

Duke folur në një program të drejtpërdrejt pyetje-përgjigje për kanalin shtetëror rus, Putin theksoi se tragjedia e Bostonit e shtyn Moskën të bashkëpunojë me Washingtonin më ngushtë në çështjet e sigurisë.

Në komentet e tij presidenti rus shtoi se prejardhja çeçene e dy vëllezërve të dyshuar për sulmet në bombë në maratonën e Bostonit, konfirmon qëndrimin e ashpër të Moskës për luftimin e rebelëve islamist në Kaukazin Verior.

Ndërkohë, grupi kryesor militant i Çeçenisë, Emirati Kaukaz, ka mohuar përfshirjen në sulmet e Bostonit dhe se në Rusi i ka ndaluar sulmet kundër civilëve.

Babai i tyre i cili jeton në Makaçkala,tha se fëmijët e tij janë të pafajshëm dhe ka akuzuar FBI-në për inkuadrimin e tyre – një teori kjo që mbështetet nga shumë banorë lokalë.

Fletë të ndryshme që proklamojnë pafajësinë e tij, janë ngjitur në muret e ndërtesave.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)